Dialogu Kosovë-Serbi, Zogaj tregon suksesin e kryeministrit Hoti – ka disa fjalë edhe për Skënder Hysenin

Politika

Dialogu Kosovë-Serbi, Zogaj tregon suksesin e kryeministrit Hoti – ka disa fjalë edhe për Skënder Hysenin

Nga: G.B Më: 20 korrik 2020 Në ora: 23:02
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se të enjten do të udhëtojë për në Bruksel për dialogun Kosovë-Serbi, Koordinatori i Qeverisë së Kosovës, edhe pse atë nuk e ka emëruar ende.

Por në media është raportuar se Koordinator do të jetë Skënder Hyseni i LDK-së.

Njohësi i çështjeve politike, Skënder Zogaj, ka thënë për gazetën "Bota sot" se dialogu duhet të vazhdohet sepse pas çdo lufte duhet dialog.

Image
Skënder Zogaj

"Vazhdimi i dialogut është ogur i mirë për Kosovën sepse, të gjithë e dimë se, pas krismës së armëve, gjithmonë dhe gjithkund në botë, palët duhet të ulen dhe të bisedojnë, për t'u marrë vesh, çka më tutje!? Kështu ka ndodhur pas të gjitha luftëra, edhe ndërmjet popujve të BE-së së sotme, që gjatë dy luftërave të kaluara botërore, janë vrarë e prerë e djegur barbarisht, e sot përbëjnë shtëpinë e përbashkët. Integrimi në BE është alternativa më e mirë dhe e vetmja që Kosova ta kurorëzojë lirinë e saj", është shprehur ai.

Sipas Zogajt, pranimi për të shkuar në dialog është sukses i Hotit dhe procesi mund të vazhdojë përmes koordinatorëve.

"Prandaj, pranimi i shkuarjes në bisedime është sukses i mirë i Kryeministrit Avdullah Hoti, i cili hapur dhe qartë e ka deklaruar pranuar përgjegjësie! Nga përvoja tashmë shumëvjeçare, kemi mësuar se, procesi i dialogut nuk është statik, mund të bëhet edhe përmes koordinatorëve, siç ka qenë disa vjet zonja Edita Tahiri, së cilës i përshkruhet merita e një numri të madh të marrëveshjeve të arritura", ka vlerësuar Skënder Zogaj për "Bota sot".

Ai shton se përfaqësimi nga koordinatori është në rregull dhe se ky vendim nuk është marrë kot nga kryeministrit.

"Prandaj, udhëtimi kësaj here në Bruksel i Koordinatorit të Qeverisë për ta përfaqësuar Kosovës në dialog me Serbinë është krejtësisht në rregull! Nuk shoh asgjë shqetësuese, sidomos kur marrim vesh se, ky përfaqësues është personalitet i shquar politik e diplomatik, i dëshmuar në marrëdhëniet ndërkombëtare! Kryeministri nuk mendoj që këtë vendim ta ketë marrë kot! Roli i emisarëve të mirë është strategjik, dhe kështu e shoh unë takimin e ardhshëm në Bruksel", ka deklaruar Zogaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat