Pse po ngul këmbë Hoti, Serbia thotë nuk do ta njohin kurrë Kosovën

Politika

Pse po ngul këmbë Hoti, Serbia thotë nuk do ta njohin kurrë Kosovën

Nga: A.SH Më: 21 korrik 2020 Në ora: 15:44
Abdullah Hoti

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë tashmë ka rifilluar.

Nga ana e Kosovës, ky dialogu duhet të përfundoj më njohje reciproke, kurse nga Serbia nuk ka për të ndodhur një gjë e tillë. Atje, mediat serbe vazhdimisht po raportojnë se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën.

Sa i përket kësaj, analisti politik, Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se, në Serbi po shprehet një dozë pesimizmi se Serbia nuk do ta njohë Kosovën pa mos përfituar territore me vendbanime serbe.

“E mira e kryeministrit të Kosovës Hoti është, se, ka psikologji optimiste ndaj dialogut me Serbinë. Gjitha opinionet e lexuara, të gjitha deklaratat e dëgjuara që qarkullojnë në Serbi e Kosovë shprehin të kundërtën, dozë pesimizmi se Serbia nuk do ta njoh Kosovën pa mos përfituar territore me vendbanime serbe, përveç Hotit i cili me aq bindje të madhe thotë se marrëveshja me Serbinë do mbaronte shpejtë me njohjen reciprore përfundimtare të dy shteteve”, thotë Mehazi.

Image
Sulejman Mehazi

 

Sipas tij, që në takimin e parë dialogu u pa se është i vështirë. Këtë e ilustron me atë, që Hoti sa herë thoshte Republika e Kosovës, Vuçiqi e ndërpriste me "Autonomi serbe", afër njëzet herë Vuçiqi e ka ndërprerë Hotin me "Autonomi serbe".

Ai tutje ka shtuar se, edhe Borell e Lajçak, Grenell janë shumë të rezervuar ndaj këtij dialogu me Serbinë.

“Se sa i vështirë do jetë dialogu me Vuçiqin shihej që në takimin e parë në Bruksel, sa herë që Hoti thoshte Republika e Kosovës, Vuçiqi e ndërpriste me "Autonomi serbe", afër njëzet herë Vuçiqi e ka ndërprerë Hotin me "Autonomi serbe". Interesante është se edhe perfaqësuesit evropian Borell e Lajçak, as ai amerikan Grenell janë shumë të rezervuar ndaj këtij dialogu me Serbinë përveç Avdullah Hotit. Si mund të përfundojë shpejtë dialogu me palën serbe e cila me këmbengulje e mendje nacionaliste kundershtojnë njohjen e Kosovës? Optimizmin e tepruar të Hotit mund ta kuptojmë si të qëllimshëm për poena politike ose është njohur me informacione sekrete të marra nga SHBA e BE për nje marrëveshje të shpejtë për njohje reciprore perfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë. Optimizmi i tepruar i Hotit më tepër është ngushëllues për Kosovën se sa vepruese për njohje reciproke të dy shteteve", përfundon Mehazi për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat