Çfarë mund të pritet nga takimi i radhes Kosovë-Serbi, flet analisti politik

Politika

Çfarë mund të pritet nga takimi i radhes Kosovë-Serbi, flet analisti politik

M.H Nga M.H Më 21 korrik 2020 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

Kryeministri i vendit Avdullah Hoti, ka deklaruar gjatë ditës së djeshme që në takimin i cili do të mbahet të enjten do të ketë njohje reciproke nga të dy shtetet.

Pak më herët është emëruar edhe koordinator i këtij dialogu, këtë e ka konfirmuar kryeministri Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook, derisa ka thënë se emërimi është bërë bazuar në platformën e Qeverisë për dialog.

Njohësi i çështjeve politike, Hidajet Ahmeti thotë që nuk ka asgjë të vërtetë që mund të ketë njohje reciproke pasiqë me shtetin serb ka shumë çështje të hapura të cilat kërkojnë kohë dhe strategji.

“Deklaratat e tilla jemi mësuar t’i dëgjojmë në vazhdimësi nga krerët e lartë shtetëror, që nga fillimi i bisedimeve kinse “teknike” e të cilat u tjetërsuan në bisedime politike dhe për çështje të brendshme të shtetit Kosovës. Njohja reciproke është një frazë politike që brenda vetës nuk ka asgjë të vërtet, pasi që bisedimet nuk janë në stadin për të cilën spekulojnë krerët shtetëror. Me shtetin serb ka shumë çështje të hapura të cilat kërkojnë kohë, por mbi të gjitha ne si shtet duhet të kemi një strategji për dialog, e cila brenda vetës do kishte objektiva të qarta dhe qëllimin final”, u shpreh Ahmeti.

Tutje Ahmeti, thotë që këto deklarata për njohje reciproke po ndikojn negativisht për qytetarët e Kosovës pasi sipas Ahmetit pa strategji për dialog dhe një ekip uniteti e profesionistësh, Kosova si shtet nuk mund të përfaqësohet me nder e përgjegjësi.

Image
Hidajet Ahmeti

“Me këto deklarata për njohje reciproke po dezinformohen qytetarët e Kosovës duke u munduar që të shpërqendrojnë qytetaret nga problemet reale dhe njëkohësisht të ikin nga përgjegjësia institucionale që kanë. Gjykoj se pa strategji për dialog dhe një ekip uniteti e profesionistësh, Kosova si shtet nuk mund të përfaqësohet me nder e përgjegjësi , pasi Serbia vepron më logjikën e kërkesave të mëdha për të fituar pak, e të cilat kërkesa dëmtojnë substancën e parimeve të shtetit modern”, përfundoi Ahmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat