Dialogu me Serbinë më shumë e ka kuptimin e hajgareve të Vuçiqit me Hotin, sesa e njohjeve reciproke

Politika

Dialogu me Serbinë më shumë e ka kuptimin e hajgareve të Vuçiqit me Hotin, sesa e njohjeve reciproke

Nga: D.B. Më: 21 korrik 2020 Në ora: 19:09
Hoti dhe Vuçiq

Takimi i sotëm i Hotit me liderët e partive politike, dy ditë para dialogut me Serbinë, tregoi se autoriteti i tij si Kryeministër është zero, edhe atë jo vetëm para partive tjera, po edhe para partisë së tij të LDK-së.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike, profesor Sulejman Mehazi i cili në një prononcim për gazetën “ Bota sot” ka thënë se, mos prezenca e kryetarëve të partive këtë forum lideresh e bëri dështues dhe të kot para dialogut me Serbinë.

Image
Sulejman Mehazi

“A nuk është nënçmuese për Hotin, në këtë Forum të sotëm të Liderëve erdhën vetëm partitë qeveritare LDK, AAK, NISMA dhe AKR e assesi dhe partitë e mëdha opozitare LVV dhe PDK. Që nënçmimi të jetë shumë më i madh Hotit në qeveri i erdhën autoritetet e dyta e të treta e jo kryetarët e partive të Kosovës, nga LDK-ja ishte prezent Agim Veliu, Selim Selimi i AAK-së, Bilall Sherifi i NISMAS dhe Jetlir Zymberaj i AKR-së”, ka thënë profesor Mehazi.

Sipas tij, se sa dialogu i Hotit me Vuçiqin do jetë serioz, tregoi dhe tubimi dështues i sotëm i partive politike.

“Kryeministrit Avdullah Hotit si mbetet gjë tjetër, pos të dalë e të tregojë hapur se dialogu me palën serbe është e do jetë jo serioze sikurse Forumi sotëm i liderëve të partive në Kosovë. Se dialogu me Serbinë më shumë e ka kuptimin e hajgareve të Vuçiqit me Hotin sesa e njohjeve reciproke”, ka thënë njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat