Emërimi i Skender Hysenit, ja pa miratimin e kujt nuk mund të vendoset për Kosovën

Politika

Emërimi i Skender Hysenit, ja pa miratimin e kujt nuk mund të vendoset për Kosovën

Nga: G.B Më: 21 korrik 2020 Në ora: 22:12
Avdullah Hoti dhe Skender Hyseni

Skender Hyseni nga LDK është emëruar Koordinator i Qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë.

Reagime të shumta ka pasur pro e kundër këtij emërimi.

Lidhur me këtë, analisti politik, Rexhep Shahu, ka thënë për gazetën "Bota sot" se Amerika ka caktuar koordinator apo emisar special për Kosovën dhe koordinatori i caktuar nga Kosova është ndihmës  i amerikanëve.

"Amerika ka caktuar koordinator, misionar special të posaçëm për Kosovën ndaj dhe Kosova e caktoi një koordinator. Të gjithë koordinatorët e personat e thirrur për të ndihmuar e lehtësuar bisedimet mes Kosovës e Serbisë, shqiptarë, serb e evropianë, të gjithë janë ndihmës të amerikanëve. Askush tashmë nuk mund të vendosë asgjë për Kosovën pa leje e pa miratim amerikan. Asnjë lloj zhvillimi nuk bën përpara në bisedimet e marrëveshjet shqiptaro-serbe pa prani e pa miratim amerikan", është shprehur ai.

Sipas Shahut, emërimi i Hysenit është si një lloj nëpunësi a zyrtari organizues takimesh por nuk ka autoritet që të dialogojë për Kosovën.

Image
Rexhep Shahu

"Unë mendoj e besoj se emërimi i Skender Hysenit si koordinator për dialog është thjeshtë emërimi i një nëpunësi a zyrtari organizues takimesh, koordinues agjendash por nuk është autoriteti që do të dialogojë apo do të bisedojë në emër të Kosovës me askënd", ka vlerësuar Rexhep Shahu.

Emërimi i këtij koordinatori sipas Shahut tregon seriozitet nga Qeveria, derisa shton se Skender Hyseni nuk është njeri pa përvojë e karrierë.

"Emërimi i një koordinatori nga qeveria është seriozitet, pa diskutuar emra personash për të cilët është tagër i qeverisë pasi koordinatorin e ka emëruar qeveria dhe ajo vendos atë që mendon vet. Skender Hyseni nuk është njeri pa përvojë diplomatike dhe pa karrierë politike në Kosovë. Unë kuptoj e besoj se koordinatori i qeverisë së Kosovës është për të koordinuar lëvizjet e agjendat, data e orare dhe nuk është as duhet të jetë personi që bën bisedimet apo udhëheq bisedimet në Bruksel. Koordinatori nuk e ka këtë tagër mendoj unë. Dhe asnjë individ i vetëm nuk duhet ta ketë atë tagër që të flasë në emër të Kosovës me askënd. Pasi tashmë asgjë nuk mund të vendoset për Kosovën nga askush pa miratim e prani amerikane", ka deklaruar Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat