Bojkotohet kryeministri!

Politika

Bojkotohet kryeministri!

Nga: D.B. Më: 22 korrik 2020 Në ora: 17:24
Skender Mulliqi

Dy ditë para takimit të radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kryeministri Avdullah Hoti ka tentuar të mbledh liderët e gjitha partive politike. Por atij i janë përgjigjur vetëm katër parti parlamentare, liderët e të cilave kanë dërguar përfaqësues të ulët politik.

Në lidhje me këtë analisti politik Skënder Mulliqi ka thënë se Qeverisë Hoti iu ka vështirësuar puna edhe më shumë kur dihet së nuk është qeveri e shumicës shqiptare në parlament.

Image
Skender Mulliqi

Sipas tij, tashmë është e vështirë të zgjatë puna e qeverisë pas gjithë këtyre situatave përçarëse të skenës politike.

“E fundit ajo që mund të ndikon në qëndrueshmërinë e saj vepruese politike, është së presidenti, Hashim Thaçi, që ka ndihmuar formimin e saj, pas ngritjes së aktakuzës nga Gjykata Speciale, duket së ka filluar më ia kthyer shpinën Avdullah Hotit. Veç kanë filluar qarjet politike Qeveri-Presidencë, kur Thaçi ishte në Hagë duke u marr në pyetje. Zor do të jetë që të kemi ndonjë marrëveshje fatlume me Serbinë më këtë konfiguracion politikë, dhe më gjithë këto probleme politike e ekonomike më të cilat është mbërthyer Kosova. Na u orkestruan politika hileqare të cilat e kanë futur vendin në spiralen e krizës më të madhe institucionale të pasluftës”, ka thënë Mulliqi.

Sipas tij, të tillët na prunë në një situatë kur diplomacia serbe na u bë supreme në rajon, e dihet së sa viktima dhe dëme materiale ia shkaktuan ata Kosovës.

“Është zbehur shumë imazhi i Kosovës si shtet para botës. Mos bashkëpunimi për temën e bisedimeve më Serbinë të PDK dhe LVV, të cilat nuk shkuan në bisedime të partive politike, të thirrur nga kryeministri Hoti, në njërën anë dhe emërimi i Skënder Hysenit për koordinator të bisedimeve më Serbinë, ne anën tjetër, jo që nuk japin shpresa për përfundim në të mirën e Kosovës, por që po na sinjalizohet së vetëm zgjedhjet e reja mund ti legjitimojnë bisedimet e zorshme më palën serbe. Gabim i madh ishte ndër shume gabime te deritashme emërimi i Hysenit, kur ky njeri për aq shumë vite në strukturat e larta partiake të LDK-së, dhe në pushtet, nuk ka treguar së është i zoti në politike e diplomaci, veç që ka treguar zotësi serviliteti karshi të fortëve të politikes”, ka thënë Mulliqi.

Ai konsideron se me udhëheqës politikë të shkapërderdhur, Kosova mund të zhytet ne kriza edhe më të mëdha.

“Për të sanuar këtë gjendje të mjerë politike dhe të rrjedhave ekonomike, ishte dashur të shkohet në zgjedhje të reja siç e thash më lartë, edhe pse të kushtueshme e monotone, por që duket mbetën si zgjedhja e fundit e demokracisë në Kosovë. Me politika dhe me politikanë të rangut të dytë që i kemi shumë gjatë në skenën politike, dhe pa një qëndrim të përbashkët të partive ne kuvend, nuk shkohet në bisedimet finale më Serbinë, kur dihet pesha e këtyre bisedimeve dhe arritja në një cak fatlum në fund të tyre për Kosovën”, ka thënë analisti politik Skënder Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat