Parti të re, apo në Vetëvendosje? Çfarë do të ndodhë me Vjosa Osmanin?!

Politika

Parti të re, apo në Vetëvendosje? Çfarë do të ndodhë me Vjosa Osmanin?!

Nga: BS Më: 22 korrik 2020 Në ora: 20:59
Vjosa Osmani

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se do të vazhdojë të jetë e angazhuar politikisht, por nuk ka treguar se në cilën parti.

Ajo nuk e ka përjashtuar mundësinë e krijimit të një partie të re, e as bashkimin me ndonjë parti tjetër, përfshirë Vetëvendosjen.

“Do ta vazhdoj angazhimin tim politik. Pas përjashtimit nga posti i nënkryetares së LDK-së s’është që ka mbetur hapësirë për bashkëpunim. Nuk kam ndonjë mëri personale ndaj asnjërit në LDK.Cili do të jetë angazhimi im politik? Është çështje që kërkon më shumë kohë. S’janë vendime që mund të merren vetë sepse kam bashkëpunëtorë në LDK që komunikoj çdo ditë. Ka njerëz edhe jashtë në shoqërinë civile që më kanë përkrahur në vazhdimësi. Nuk është çështje që është vendosur. Nuk jemi në një situatë që mund të thuhet për këtë opsion apo atë tjetër”, tha ish nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani.

Por çfarë do të ndodhë me Vjosa Osmanin në politikë? Lidhur me këtë, për “Bota Sot” ka folur analisti politik, Faton Mehmeti.

Image
Faton Mehmeti

 

“Besoj se Vjosa është duke bërë kalkulime të sigurta se cilën rrugë ta ndjek. Natyrisht se ikja nga LDK e dëmton shumë LDK-në, por në anën tjetër nuk dihet se si do të ecën jeta politike e Vjosës pas LDK-së. Vjosa mirëpritet shumë në Vetëvendosje, por duke pasur parasysh fatin e Nexhat Dacit, Vjosa nuk është shumë e sigurtë se në VV apo me krijimin enjë forcë të re politike do e ketë mbështetjen e njëjtë. Natyrisht se Vjosa është e re, dhe duhet mendoj mirë, në politikë mjafton një vendim i keq dhe digjet jeta politike, duke ditur këtë Vjosa po bën shumë kujdes”, thotë Mehmeti për “Bota Sot”.

Sipas tij, largimi i Osmanit do ta dëmtojë LDK-në.

“Natyrisht se e ngacmon LDK me deklaratat e saja, duke ditur peshën që mbart nga mbështetja e madhe që ka, mbështetje pa të cilën LDK nuk rri dot këtu ku është. Mendoj se po zhvillohet më tepër një lojë nervash mes LDK dhe Vjosës, për të provuar cili po lëshon i pari pe. E mira për të dyja palët do të ishte që Vjosa dhe LDK të gjejnë gjuhën e komunikimit, për të qenë së bashku përsëri, ndryshe të dyjat rrezikojnë të humbasin. As Vjosa besoj nuk e ka ende idenë çfarë do të bëj, momentalisht po luan me nervat e LDK-së për të parë se janë seriozë ata në vendimin që kanë marrur për të shkarkuar atë nga posti i nënkryetares”, deklaron Mehmeti për “Bota Sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat