Cili është çelësi i suksesit të dialogut Kosovë-Serbi?

Politika

Cili është çelësi i suksesit të dialogut Kosovë-Serbi?

M.H Nga M.H Më 22 korrik 2020 Në ora: 21:37
Skendër Hyseni dhe Avdullah Hoti

Kryeministri Hoti ditë më parë ka emëruar koordinator Skënder Hyseni për dialogun Kosovë-Serbi.

Në lidhje me këtë emërim i pyetur analisti politik Leon Duhanaj, u shpreh që emërimi i Hysenit është i qëlluar dhe eksperienca në raportet ndërkombëtare e bënë akter të duhur për të përfaqësuar Kosovën.

“Një ndër figurat me më shumë eksperiencë në raportet tona ndërkombëtare, është z. Hyseni. Ai në forma dhe role të ndryshme ka qenë akter në përfaqësimin e Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare. Për mendimin tim, kur flasim për figurat përfaqësuese është me rëndësi më qenë profesionist në ndonjë nga fushat shkencore, me qenë njeri i pjekur politikisht, pra më e pas një moshë jo fort të re dhe mbi të gjitha më pas mbështetje politike”, u shpreh Duhanaj.

Më tej, Duhanaj thotë që suksesi i këtij dialogu është kur bëhemi ekip dhe e mbështesim njëri-tjetrin, andaj duhet të i jepim unitet politik Hysenit në mënyrë që të ketë sukses në këtë dialog.

Image
Leon Duhanaj

“Kur them mbështetje dhe unitet politik mbrapa vetës, mendoj që është ndër kriterët me të rëndësishme, qoftë për mbështetje, qoftë edhe për korrektues kujdestar. Çdoherë puna që bëhet në ekip, jep me shumë fryte dhe çdoherë suksesi dhe cilësia e një lojtari varët nga puna ekipore, këndej sa me shumë unitet, aq me shumë sukses”, përfundoi Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat