Vjen thirrja e fundit për zgjedhje të parakohshme, ja çfarë duhet të ndodh me kryeministrin Hoti

Politika

Vjen thirrja e fundit për zgjedhje të parakohshme, ja çfarë duhet të ndodh me kryeministrin Hoti

Nga: A. J Më: 23 korrik 2020 Në ora: 15:28
Foto Ilustrim

Vazhdimi i dialogut mes Kosovës e Serbisë në nivel kryeministrash duket se do të ndryshoj, sidomos pas emërimit të Skender Hysenit si koordinator për bisedime me Serbinë.

Emërimi i Hysenajt në këtë pozitë ka sjell reagime të shumta në politiken e vendit derisa është parë një veprim i tillë nga ana e Qeverisë më shumë si lojë e presidentit Hashim Thaçi se sa një hap drejt arritjes se përfaqësimit të denjë të Kosovës në dialogun me Serbinë.

Në lidhje më këtë de premtimit që kryeministri aktual i vendit Avdullah Hoti që vet ai do të shkonte në bisedime me Serbinë, në një prononcim për “Bota Sot” ka fol ish këshilltari i Albin Kurtit, Driton Tali.

Tali ka thënë se kur ke një kryeministër si Avdullah Hoti që sipas tij zgjedhur në mënyrës “gërvisht dhe fito” nuk mund të pritet asgjë më shumë përveç kësaj që jemi duke parë.

Image
Driton Tali

“Kur e ke një kryeministër që u zgjodh si me lojë shpërblyese të stilit "gërvish e fito" nuk mund të pritesh asgjë tjetër pos kësi sihariqesh.  E patë sa inferior u dukë me Vuçiçin? Problemi është jo vetëm i sferës  së  politikës së jashtme, por paaftësia tij shihet  edhe në aspektin e politikave të brendshme. Shih si po e menaxhon Covid-19 dhe problemet ekonomike që po shoqërohen me këtë pandemi. Prandaj, sa ma shpejtë që t'i thërrasin mendjes partitë në koalicion për të shkuar në zgjedhjet e parakohshme aq më mirë për gjithë Kosovën. Edhe për letë kryeministër Koti gjithashtu sepse do të kursehet nga mundimet   por edhe turpërimet e pa nevojshme” ka thënë Driton Tali për “Bota Sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat