Krasniqi: Inatet politike kanë kaluar në inate personale

Politika

Krasniqi: Inatet politike kanë kaluar në inate personale

Nga: A.M. Më: 23 korrik 2020 Në ora: 17:30
Avdullah Hoti

Njohësi i çështjeve politike, Islam Krasniqi, në një prononcim për “Bosta sot”, ka komentuar mos shkuarjen e liderëve politikë në takimin e ftuar nga Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

“Inatet politike kanë kaluar në inate personale, duke shkelur mbi përgjegjësin kushtetuese për t'i venë interesat personale  para atyre nacional. Kryeministri në takim ka pritur  vetëm anëtarët e koalicionit për t'u konsultuar më t'a, pra pozitën, duket refuzuar liderët e opozitës që të jenë pjesë e këtij takimi”, ka thënë ai për “Bota sot”. 

Po ashtu, Krasniqi është shprehur se tani më shumë së kurrë është nevojë për një grup të unitetit ku së bashku do t'i qoj proceset përpara.

“Klasa politike në përgjithësi në Kosovë po ashtu edhe në rajone ju mungon uniteti, pajtimi lidhur me procese të rëndësishme  nacionale, ku kundërshtarin politik e konsiderojnë si armik  duke i infektuar edhe një pjesë të shoqërisë sonë të cilët akoma së kupton shprehjen e lirë, dhe kërkon më atë  bindjen së vetëm lideri (partia) tyre ka të drejt. Tani më shumë së kurrë kemi nevojë për një grup të unitetit ku së bashku do t'i qoj proceset përpara, sepse tani jemi në një luftë të vërtet me Covitin 19 gjithashtu dialogu anën tjetër që vetëm një unitet i klasës politike mund të na nxjerr faqebardhë!”, ka deklaruar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat