Deputeti i LVV-së me akuza të reja për Hotin dhe Hysenin

Politika

Deputeti i LVV-së me akuza të reja për Hotin dhe Hysenin

Nga: E.R Më: 24 korrik 2020 Në ora: 09:49
Dimal Basha

Qeveria e Kosovës ditë më parë ka emëruar, Skënder Hysenin, Koordinator Shtetëror për Dialog.

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, në një prononcim për "Bota sot", ka thënë se zëvendësimi i Hotit në Bruksel është Skënder Hyseni, gjithashtu tha se Hoti nuk ka ligjimitet ta përfaqsoj Kosovën.

"Na u tha nga z. Hoti se z. Hyseni është zëvendësim i tij në Bruksel. Kjo ka shumë probleme në vete. E para, vet z. Hoti nuk ka legjitimitet as legalitet që të përfaqësoj Kosovën në çfarëdo bisedime", u shpreh ai.

Tutje ka shtuar se Hyseni për një post të tillë politik është inekzistent dhe nuk përfaqëson asnjë qytetarë të vetëm.

Po ashtu ai ka thënë se Skënder Hyseni ishte negociator për marrëveshjen e njohur si "zajednica".

“E dyta, legjitimiteti i z. Skënder Hyseni për një post të tillë politike është inekzistent, marrë parasysh që ai nuk përfaqëson asnjë qytetarë të vetëm, duke mos harruar që ai ishte negociator në marrëveshjen e njohur si "zajednica," që pastaj u shpall antikushtetuese dhe një nga marrëveshjet më të dëmshme për vendin”, ka thënë Deputeti për "Bota sot".

Ai ka përfunduar duke thënë se Hyseni dhe Hoti nuk kanë ligjimitet dhe nuk do të mirën parasysh as nga Vuçiq.

"Me shkurt, as Skënder Hyseni e as Avdullah Hoti nuk kanë legjitimitet dhe nuk do të mirën parasysh as nga Vuçiqi e as nga ndërkombëtaret, njëjte sikur nuk mirën seriozisht nga vet qytetarët, të cilëve ua ka vjedh vullnetin e shprehur me 6 tetor", ka përfunduar Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat