Analisti politik: Skënder Hyseni është përgjegjësi e kryeministrit Hoti

Politika

Analisti politik: Skënder Hyseni është përgjegjësi e kryeministrit Hoti

Nga: G.B Më: 24 korrik 2020 Në ora: 11:03
Avdullah Hoti dhe Skender Hyseni

Koordinatori Shtetëror për Dialog, Skender Hyseni dje ka qëndruar në Bruksel për bisedimet me Serbinë.

Por, emërimi i tij nga kryeministri Avdullah Hoti, është bërë pa u diskutuar me partitë në koalicion, AAK-në dhe Nismën.

Liderët e të dyja partive kanë deklaruar se nuk nuk kanë qenë të informuar për emërimin e tij.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike. Leon Duhanaj, ka thënë për gazetën Bota sot” se sa u përkeq kuadrove të trupit qeverisës, përfshirë dialogun, përgjegjësia bie mbi kryeministrin.

“Për sa u përket kuadrove kyç në kuadër të trupit qeverisës, qoftë edhe në dialog, përgjegjësia bie mbi Kryeministrin e Kosovës. Këndej, jam i mendimit që i njëjti të gëzojë të drejtën e nominimit të përfaqësuesit të tij, e që në këtë rast ka qëlluar të jetë z. Skënder Hyseni”, është shprehur ai.

Image
Leon Duhanaj

Por, sipas tij, Hoti është dashur të konsultohet edhe me partnerët e koalicionit lidhur me këtë vendim.

“Natyrisht që vendime të tilla duhet të konsultohen me partnerët qeverisës dhe, në kuadër të grupit të ekspertëve përpos partnerëve qeverisës t'u lihet hapësirë edhe opozitës si dhe segmente të shoqërisë civile. Kryeministri i vendit, duhet sa më parë ta sqarojë dhe ta tejkalojë ketë me partnerët e vet”, ka vlerësuar Duhanaj.

Ai shton se nuk është koha për hidhërime dhe se Hyseni është personi i duhur për këtë pozitë, derisa thotë se duhet unitet për të tejkaluar këtë sfidë.

“Në anën tjetër, mendoj që nuk është koha për hatërmbetje dhe se z. Hyseni është personi i duhur në ketë pozitë. Ajo çfarë kërkohet tani, është agjendë e çartë dhe unitet i plotë për ta tejkaluar ketë sfidë. Pa unitet dhe profesionalizëm, kemi me qenë të dobët dhe do t'ia bëjmë jetën me të vështirë vetvetes”, ka deklaruar”, ka deklaruar Leon Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat