Mehmeti: Hotin askush nuk e merr për seriozisht

Politika

Mehmeti: Hotin askush nuk e merr për seriozisht

Nga: A.M. Më: 24 korrik 2020 Në ora: 13:16
Avdullah Hoti

Analisti politik, Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot” është shprehur se kryeministër i vendit, Avdullah Hoti ka një qeveri të brishtë, dhe mbi të gjitha nuk ka peshë politike për t'i quar përpara proceset.

“Fatkeqësisht Avdullah Hoti është kryeministër në një kohë jo të përshtatshme, edhe pse si njeri e çmoj, por është në vendin dhe momentin e gabuar. Në fakt, Dullën askush nuk e merr seriozisht për shumë arsyeje,  e ndër to më kryesoret: Hoti s`ka mbështetje as tek partia e vet, ka një qeveri të brishtë, dhe mbi të gjitha nuk ka peshë politike për t'i quar përpara proceset. Kështu që opozita e tallë, atë, që fatkeqësisht nuk është e favorshme për një kryeministër”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, Mehmeti është shprehur se Kosova duhet të ketë qeveri shqiptare me shumicë, kështu do të forcohet edhe roli i kryeministrit.

“Bojkotimi nga opozita është shqetësues, kur dihet se qeveria Hoti është  e përbërë nga minoritet, kryesisht serb të dirigjuar nga Beogradi, me të cilën kjo qeveri synon të arrij marrëveshje të favorshme për Kosovën. Në këtë fazë të rëndësishme, Kosova duhet të ketë qeveri shqiptare me shumicë, kështu do të forcohet edhe roli i kryeministrit. Në këtë situata z.Hoti është në vështirësi, dhe kjo dëshmohet kudo, edhe në moskuronimin të partive shqiptare në kuvend”, ka përfunduar Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat