Qesharake, PDK e klanit “Pronto” akuzon eurodeputeten gjermane për “ndërhyrje në drejtësi” ndaj Thaçit në Hagë

Politika

Qesharake, PDK e klanit “Pronto” akuzon eurodeputeten gjermane për “ndërhyrje në drejtësi” ndaj Thaçit në Hagë

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 24 korrik 2020 Në ora: 22:10
Viola von Cramon

Pas intervistimit të Thaçit në Hagë, menjëherë atje shkoi raportuesja e PE për Kosovën, Viola von Cramon. Këtë vizitë nga PDK në Kosovë e cilësuan skandaloze, duke e kritikuar atë në masë të madhe.

Ishte ish ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, tani deputet nga PDK, që akuzonte europarlamentaren gjermane për ‘ndërhyrje politike’ pasi kjo e fundit ka qëndruar për një vizitë në Hagë.

Nuk munguan as akuzat nga presidenca e Kosovës në drejtim të Cramon.

Këto akuza janë krejtësisht qesharake, kur dihet se drejtësia në Evropë, për më tepër në Gjermani, por edhe në Hagë është krejtësisht e pavarur. PDK niset nga “parimi” se si jemi ne janë edhe të tjerët. Dihet se PDK ka kapur drejtësinë në Kosovë, njësoj mendon se janë të kapura edhe në vendet tjera drejtësia.

Nëse do ishte kapur drejtësia në Gjermani prej nga vjen zonja Cramon, apo edhe në Holandë, nuk do të ishin sot shtete të zhvilluara, më demokraci dhe sundim të ligjit. Të dukesh qesharak para botës me pretendimet se po preket drejtësia e pavarur, këtë gjë vetëm nga PDK e dëgjon njeriu.

Ashtu sikur kanë thënë edhe nga zyrtarët e e Parlamentit Evropian, zyrtarët e tyre “ mund të udhëtojnë në vendet që monitorojnë edhe brenda kornizës së një zyrtari të delegacionit të Parlamentit Evropian apo edhe vizitë individuale që ka për qëllim gjetjen e fakteve”, pra krejtësisht brenda suazave normale.

Nuk është drejtësia ne Holandë si në Kosovë, nuk ka “Pronto” atje, nuk emërohen dhe shkarkohen prokurorët dhe gjykatësit me telefonata.

PDK ka frikë nga drejtësia e pavarur, një drejtësi e pavarur edhe në Kosovë shumë nga zyrtarët e saj do i qonte në burg. Nga frika e drejtësia akuzojnë të tjerët për ndëryrje, sa hipokrizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat