Mungon uniteti politik, infektojnë edhe opinionin me urrejtje

Politika

Mungon uniteti politik, infektojnë edhe opinionin me urrejtje

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 25 korrik 2020 Në ora: 08:27
Ilustrim

Liderët e partive politike në vend nuk po munden të bëhen bashkë, për kundër që janë ftuar disa herë në takime të përbashkëta. Siç, ka ndodhur në takimin e ftuar nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi muaj më parë. Po ashtu, e njëjta ka ndodhur edhe në takimin e ftuar edhe nga kryeministër i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili u bojkotua nga opozita, e takimi u mbajt vetëm me partnerët e koalicionit.

Sipas, ekspertëve kjo po ndodh për shkak se liderët politik gjejnë arsyeje për të refuzuar bashkëpunim, dhe inatet personale kanë kaluar në inate politikë.

Liderët refuzojnë bashkëpunimin

Njohësi i çështjeve politike, Leon Duhanaj, në një prononcim për “Bota sot”, është shprehur se pa marrë parasysh situatat liderë partish që gjejnë mënyra për të refuzuar bashkëpunim.

Image
Leon Duhanaj

“Është evidencë jo për t'u krenuar me nivelin e bashkëpunimit  të klasës politike kosovare në veçanti dhe shqiptare në përgjithësi. Pa marrë parasysh në çfarë situate kemi qenë dhe jemi, çdoherë ka pjesë të politikës, përkatësisht liderë partish që gjejnë mënyra për të refuzuar bashkëpunim”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për më tepër, ai është shprehur se tani më shumë se kurrë kemi nevojë për unitet kombëtarë

“Sidomos tani, më shumë se kurrë kemi nevojë për unitet kombëtarë. Në ketë kontekst, të gjithë ata që kanë ndonjë kërkesë specifike, duhet ta bëjnë, por assesi nuk arsyetohet mospjesëmarrja dhe hezitimi për të dhënë kontribut për temat me rëndësi jetike kombëtare. Natyrisht që kalkulimet politike partiake janë normale, por edhe për këto duhet të ketë kufij”, ka potencuar Duhanaj për “Bota sot”.

Mungon uniteti

Ndërkaq, njohësi i çështjeve politike, Islam Krasniqi, për “Bota sot” është shprehur se inatet politike kanë kaluar në inate personale, duke shkelur mbi përgjegjësin kushtetuese për t'i vënë interesat personale para atyre nacional

Image
Islam Krasniqi

“Inatet politike kanë kaluar në inate personale, duke shkelur mbi përgjegjësin kushtetuese për t'i vënë interesat personale para atyre nacional. Kryeministri në takim ka pritur  vetëm anëtarët e koalicionit për t'u konsultuar më t'a, pra pozitën, duket refuzuar liderët e opozitës që të jenë pjesë e këtij takimi”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, Krasniqi është shprehur se tani më shumë së kurrë është nevojë për një grup të unitetit ku së bashku do t'i qoj proceset përpara.

“Klasa politike në përgjithësi në Kosovë po ashtu edhe në rajone ju mungon uniteti, pajtimi lidhur me procese të rëndësishme  nacionale, ku kundërshtarin politik e konsiderojnë si armik  duke i infektuar edhe një pjesë të shoqërisë sonë të cilët akoma së kupton shprehjen e lirë, dhe kërkon më atë  bindjen së vetëm lideri (partia) tyre ka të drejt. Tani më shumë së kurrë kemi nevojë për një grup të unitetit ku së bashku do t'i qoj proceset përpara, sepse tani jemi në një luftë të vërtet me Covitin 19 gjithashtu dialogu anën tjetër që vetëm një unitet i klasës politike mund të na nxjerr faqebardhë!”, ka deklaruar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat