“Vjosa Osmani e irrituar tej mase me Avdullah Hotin”, vjen paralajmërimi i analistit – tregon se kush po dëmtohet nga përplasjet më së shumti

Politika

“Vjosa Osmani e irrituar tej mase me Avdullah Hotin”, vjen paralajmërimi i analistit – tregon se kush po dëmtohet nga përplasjet më së shumti

Nga: N. H Më: 25 korrik 2020 Në ora: 16:53
Vjosa Osmani dhe Avdullah Hoti

Përplasjet mes Vjosa Osmanit dhe deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës çdo ditë e më shumë po bëhen më serioze, shkruan gazeta “Bota sot”.

Një gjë e tillë ka vazhduar edhe në seancën e djeshme, ku kryeministri Hoti ka raportuar për takimin në Bruksel. Edhe në këtë seancë nuk munguan përplasjet dhe ‘goditjet’.

Kësaj radhe, derisa, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, mori fjalën në foltoren e Kuvendit, kjo e fundit e ndërpreu fjalimin duke i thënë kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit, të mos e quaj “e shkretë”.

Duket se kryeministri i Kosovës ka thënë diçka ku thuhej shprehja “E shkreta”. Kjo për shkak se vet Hoti nuk e mohoi, por tha se nuk e kishte me Osmanin.

E, për t’i komentuar përplasjet e fundit në këtë subjekt, për gazetën “Bota sot”, ka folur njohësi i çështjeve politike.

Analisti politik, Faton Mehmeti, në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot”, shprehet se mes Vjosa Osmanit dhe zyrtarëve tjerë të LDK-së, tashmë po luhet një lojë nervash.

Sipas Mehmetit, shefi i qeverisë aktuale, Avdullah Hoti, i ka “vjedhur”, të pares së Kuvendit dy poste, atë të kryeministrit dhe të nënkryetares.

Image
Faton Mehmeti

“Tashmë po luhet një lojë nervash mes Vjosa Osmanit dhe disa zyrtarëve të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në mesin e tyre edhe kryeministri Hoti, i cili i ka “vjedhur” zonjës Osmani dy poste; kryeministrin dhe nënkryetarin e LDK-së. Prandaj, Vjosa është e irrituar tej mase me Hotin, i cili nuk po arrin të shmanget nga debati verbal”, ka thënë Mehmeti, për gazetën “Bota sot”.

Mehmeti konsideron se para ish-nënkryetares së LDK-së dhe këtij subjekti janë dy rrugë, njëra qe çon deri te pajtimi ose ndarja përfundimtare.

“Para Vjosa Osmanit dhe LDK-së janë dy rrugë, ose pajtim, ose ndarje përfundimtare, më mirë një fund me vuajtje, se një vuajte pa fund. Debate të tilla do të pasojnë deri në një zgjidhje përfundimtare të kësaj çështje, e cila nuk dihet se kur dhe ku mbaron”, është shprehur ai.

Mehmeti, krejt në fund, paralajmëron se përplasjet e fundit mes Osmanit dhe pjesës tjetër të LDK-së, më së shumti e dëmtojnë partinë.

Gjersa, kujtoi edhe deklaratën e Vjosa Osmanit, se në ditët në vazhdim do të mbetet për t’u parë çfarë do të ndodhë.

“Dje, Vjosa Osmani paralajmëroi se ditëve në vazhdim do të shikoni edhe më shumë, mbetet për tu parë se çfarë do të shohim, askush nuk e vë në dyshim e diçka e madhe do të pasojë. Vjosa e trimëruar nga mbështetja nuk e ka ndërmend të ndalet, ashtu sikurse edh z.Hoti që s’po ndalet nga mbështetja e madhe nga partia. Askush nuk e di fundin, por kjo gjendja po e dëmton më së shumti vet LDK-në”, ka deklaruar krejt në fund Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat