Tmerr për Kosovën kush po e përfaqëson! Skandali i Naim Mujës në BE mund të sjell dëme të pariparueshme

Politika

Tmerr për Kosovën kush po e përfaqëson! Skandali i Naim Mujës në BE mund të sjell dëme të pariparueshme

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 25 korrik 2020 Në ora: 21:07
MPB

Gjatë ditës së djeshme është publikuar një skandal në Bruksel që mund të i bëj dëm Kosovës.

Naim Muja, i ngarkuar me rolin e sekretarit për strategji dhe drogave nga Ministria e Punëve të Brendshme, pak para se të merrte fjalën në projektin e Bashkimit Evropian të quajtur “Role of Laë”, në kuadër të EMCDDA, e ka lëshuar konferencën pa ndonjë paralajmërim.

Ky lëshim i konferencës pa asnjë deklarimin më herët dhe në mënyrë shumë të papërgjegjshme sipas zyrtarëve të BE-së do i shkaktojë dëm shtetit të Kosovës.

“Sipas informatave që kemi pranuar nga Brukseli, pak para radhës së paraqitjes për prezantim, z. Muja ka lëshuar konferencën pa kurrfarë paralajmërimi. Zyrtarët e pranishëm të BE-së e kanë ftuar disa herë gjatë punimit të konferencës përfaqësuesin e RKS, i cili nuk është përgjigjur fare”, thuhet në deklaratën e lëshuar të BE-së për shtetin e Kosovës.

Voca: Ky zyrtari i MPB, është vetëm një “mostër” e kësaj Qeverie aktuale

Në lidhje me këtë temë, Doktor shkence dhe ligjërues i Gjeopolitikës në Paris, Mirsad Voca, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që përgjegjësi për këtë veprim nuk mund të jep qeveria aktuale pasi që ajo nuk ka dal nga vota e Sovranit.

Image
Mirsad Voca

Mirëpo që si qeveri është duke dështuar si në menaxhim të pandemisë ashtu edhe në drejtime të tjera.

“Qeveria aktuale nuk mund të jap përgjegjësi para Qytetarit sepse nuk ka dalë nga vota e Sovranit, por kjo Qeveri i jep përgjegjësi vetëm atyre individëve që e sajuan për qëllime të tyre, një Qeveri që po dështon si në menaxhimin e Pandemisë po ashtu në agjendën adresimit të prioriteteve të Republikës së Kosovës”, u shpreh Voca.

Më tej ligjëruesi në Paris thotë që Kosova është e dëmtuar në themel dhe se ky zyrtar i MPD është një “mostër” e kësaj qeverie.

“Ky zyrtari i MPB, është vetëm një “mostër” e kësaj Qeverie, që nuk di disi nga t’ia mbaj e lëre më të jep përgjegjësi përball Qytetarit. Kosova tashmë është e dëmtuar në themel, sepse është shkelur fryma demokratike, dhe kjo Qeveri nuk ka legjitimitet demokratik sepse është e sajuar nga grupe interesi”, tha Voca.

Në fund, Voca thotë që duhet urgjentisht që ti kthehemi Sovranit për të I kthyer frymën demokratike shtetit në mënyrë që të mos kemi pasoja më tej.

“Prandaj, duhet ti kthehemi urgjentisht Sovranit, për t’u kthyer në binarët e frymës demokratike përndryshe pasojat do të jenë ndoshta të pariparueshme si në politikën e brendshme po ashtu në atë jashtme”, përfundoi për “Bota sot” Voca.

Mehmeti: Ikja e zyrtarit nga Kosova pa asnjë paralajmërim, është i paprecedentë

Analisti politik Faton Mehmeti, në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që ky veprim i këtij zyrtari është paprecedentë dhe për këtë arsye është jashtë çdo norme diplomatike dhe prandaj ka ardhur edhe një reagim i ashpër nga BE-ja.

Image
Faton Mehmeti

“Veprimet e tilla janë pasqyrë jo e mirë për Kosovën, dhe si të tilla nuk duhet më të ndodhin. Ikja e zyrtarit nga Kosova pa asnjë paralajmërim, është i paprecedentë, dhe si i tillë jashtë çdo norme diplomatike. Prandaj edhe reagimi nga BE ishte i ashpër, duke lënë të kuptohet se një zyrtar i tillë nuk duhet të jetë përfaqësues i një shteti”, u shpreh Mehmeti.

Tutje Mehmeti thotë që duhet pasur shumë kujdes për këta përfaqësues pasi këta pasqyrojnë imazhin e Kosovës dhe reagimet e tilla nga zyrtarë të BE-së i sjellin vendit dëme të parikuperueshme.

“Ndaj zyrtarit në fjalë duhet të merren masa, për dëmtim të imazhit të Kosovës në sytë e botës, zaten, diplomatë të tillë Kosova ka pasur në vazhdimësi, kujtojmë këtu rastin kur një diplomatë u dhe rrugëve të një kryeqyteti evropian, njëri që përfundoj me tregti me armë etj. Duhet pasur shumë kujdes kur dërgohet dikush për të përfaqësuar vendin, pasi njerëz të tillë janë pasqyrë e shtetit, dhe reagimet skandaloze, si rasti në fjalë, i sjellin vendit tonë dëme të parikuperueshme”, përfundoi Mehmeti për “Bota sot”.

Burjani: Çdo dalje pa arsye nga takimet ndërkombëtare është dëm për Kosovën

Ndërsa juristi dhe analisti politik Blerim Burjani nuk e arsyeton këtë veprim sipas tij duhet të zbardhen sa më shpejt motivet pasi këto dalje nga takimet ndërkombëtare sjellin dëme shtetit të Kosovës.

Image
Blerim Burjani

“Duhet të zbardhen motivet a janë personale apo zyrtare, çdo dalje nga takimet pa arsye është dëm për institucionet që përfaqëson, pra kërkohet shpjegim nga ky zyrtar”, u shpreh Burjani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat