Skenari që po përgatitet nga PDK-ja pas kërkesës për koalicion me AAK-në dhe Nismën

Politika

Skenari që po përgatitet nga PDK-ja pas kërkesës për koalicion me AAK-në dhe Nismën

M.H Nga M.H Më 26 korrik 2020 Në ora: 14:17
Thaçi, Veseli, Haradinaj dhe Limaj

Arben Gecaj, zyrtar i PDK’së, ditë më parë ka thënë se zgjidhja më e mirë është bashkimi i AAK’së, NISMA’s dhe PDK’së në një subjekt të vetëm.

“AAK e Nisma, sa shpenzojne energji e mund per ta bind PDK- ne me hy ne qeveri, me mire eshte t‘i bashkohen PDK- se si nje subjekt i vetëm”, ka shkruar Gecaj.

Në lidhje me një koalicion të mundshëm mes këtyre tri partive ka folur analisti politik Sulejman Mehazi. Ai në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që një koalicon i tillë do të jetë një vazhdimsi e klanit PRONTO dhe për të fshehur krimet shumëvjeçare të Gjyaktës Speciale.

“Ftesa e PDK-së për bashkimin e forcave politike të AAK-së, NISMA-s dhe PDK-së në një, e ka kuptimin e vazhdimësisë së klanit Pronto, për të fshehur krimet shumëvjeçare të bëra para Gjykatës Speciale. Ideja e bashkimit të këtyre forcave politike është për t'u mbrojtur liderët politikë nga veprimet e mëparshme kriminele para Gjykatës Speciale e kurrsesi s'ka të bëjë për të mirën e R. së Kosovës. Bashkimi i PDK-së, AAK-së dhe NISMA-s nuk e ka qëllimin e qeverisjes së shtetit, as për të përmbysur konkurentët politikë LDK-në e LVV-në, por do jetë koalicion kundër Gjykatës Speciale”, u shpreh Mehazi.

Më tej, Mehazi thotë që ky propozim i PDK-së erdhi pikërisht në kohën kur dy liderët Thaçi dhe Veseli, pra ky bashkim i partive do të jetë koalicon i kryetarëve të intervistuar e të akuzuar nga Gjykates Speciale e Hagës.

Image
Sulejman Mehazi

“Këtë koalicion ndryshe mund ta quajmë si Bashkimi i Forcave Pronto kundër Gjykatës Speciale të Kosovës e kurrsesi ndryshe. Pse ky propozim i PDK-së nuk doli më pare, po pikërisht tani, pas aktakuzës së dy liderëve të kësaj partie Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Bashkimi i këtyre partive do jetë koalicion i kryetarëve të intervistuar e të akuzuar nga Gjykates Speciale e Hagës”, përfundoi Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat