Maloku i reagon Dodikut për Kosovën, Kosova është shtet i pavarur!

Politika

Maloku i reagon Dodikut për Kosovën, Kosova është shtet i pavarur!

Nga: A. J Më: 27 korrik 2020 Në ora: 11:56
Foto Ilustrim

Rifillimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë tashmë ka hap një etapë të e ne çështjen e brendshme të Kosovës derisa mund të pritet që dialogu të sjell edhe marrëveshjen përfundimtare. Derisa autoritetet nga Kosova vazhdimisht bëjnë më dije se Serbia duhet ta njoh Kosovën dhe pavarësinë e saj, autoritete serbe vazhdojnë më gjuhën “kërcënuese” ndaj Kosovës dhe mundësinë që nuk i pranojnë kushtet e vena nga BE-ja dhe SHBA-të.

Image
Albinot Maloku

 

Politologu Albinot Maloku ka fol për “Bota Sot” duk shpjeguar kështu marrëveshjen e Dejtonit si një dokument ndërkombëtar nuk ka asnjë ngjashmëri me asnjë nga marrëveshjet e nënshkruar nga Kosova prej Rambujes deri në Bruksel. “Kosova në asnjë formë apo format nuk mund të krahasohet me entitetin e Bosnje-Herzegovinës të krijuar mbi gjenocidë dhe një marrëveshje ndërkombëtare. Kosova, si ish njësi e Republikës Federale Socialiste të Jugosllavisë, shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008, dhe vendimi për pavarësi u konfirmua nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë si i legal dhe i ligjshëm, thotë Albinot Maloku.  Pas deklarimeve të Millorad Dodik, anëtar serb i presidencës së BeH ku tha se Republika Srpska do të mbetet brenda Bosnjës, nëse Kosova mbetet pjesë e Serbisë.

Dodik deklaroi këtë gjatë vizitës së javës së kaluar të Aleksandar Vuçiq, Presidentit të Serbisë, në Banja Llukë” ka thënë Maloku. Sipas tij, bisedimet për statusin e Kosovës me Serbinë përfunduan në Vjenë.

Tani kemi një proces dialogu që po zhvillohet në Bruksel me qëllimin për të normalizuar marrëdhëniet dhe njohjen e ndërsjellë të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. “Milorad Dodik, anëtari serb i Presidencës së BiH, mund të deklarojë çka do. Ai e di shumë mirë se garantuesi i ekzistencës së Bosnje dhe Hercegovinës si të tillë janë, përveç popullit vendas, bashkësisë ndërkombëtare edhe dy ish njësit e RSFJ-së, Republika e Kroacisë dhe Republika e Serbisë. Marrëveshja e Dejtonit si një dokument ndërkombëtar nuk ka asnjë ngjashmëri me asnjë marrëveshje të nënshkruar nga Kosova nga Rambuje në Bruksel - thekson bashkëbiseduesi ynë” ka thënë për “Bota Sot” politologu Albinot Maloku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat