Alarmi për shtimin e madh të rasteve me koronavirus, vjen parashikimi i analistit: Kjo është mënyra më efikase e luftimit të pandemisë

Politika

Alarmi për shtimin e madh të rasteve me koronavirus, vjen parashikimi i analistit: Kjo është mënyra më efikase e luftimit të pandemisë

Nga: A.SH Më: 27 korrik 2020 Në ora: 22:38
Foto ilustrim

Pandemia në Kosovë ka marrë përmasa të mëdha. Siç duket me gjithë këto raste, nuk po zbatohen rregullat të cilat janë paraparë nga Instituti i Shëndetësisë.

Edhe nga Qeveria gjithmonë vije thirrja që të respektohen masat.

Në lidhje me këtë dhe për masa të reja, analisti Leon Duhanaj, në një prononcim për “Bota sot”, ka vlerësuar se, mënyra më efikase e luftimit të pandemisë COVID-19, është treguar të jetë kujdesi dhe disiplina e qytetarëve.

“Pa marrë parasysh se cilat mund të jenë masat nga ana e qeverisë së vendit, mënyra më efikase e luftimit të pandemisë COVID-19, është treguar të jetë kujdesi dhe disiplina e qytetarëve. Tani për sa u përket masave po besoj që grupi i ekspertëve do të ofroj mundësi për trajtimin me adekuat”, thotë Duhanaj.

Image
Leon Duhanaj

 

Sipas tij, Qeveria nuk duhet të merr masa drastike për të cilat do të ndikohej mungesa e perspektivës ekonomike.

“Kufizimi i levizjes, është një sfidë që mund të merret parasysh. Por, nuk jam i mendimit që qe Qeveria duhet të merr masa drastike për të cilat do të ndikohej mungesa e përspektivës ekonomike”, përfundon Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat