"Nëse PDK-ja hyn në qeveri, LDK-ja del nga qeveria"

Politika

"Nëse PDK-ja hyn në qeveri, LDK-ja del nga qeveria"

Nga: H.O. Më: 28 korrik 2020 Në ora: 07:13
Isa Mustafa/ Kadri Veseli

Profesori dhe doktori, Binak Maxharraj në një prononcim për “Bota sot” bën thirrje që vendi të shkoj në zgjedhje.

Sipas tij nëse PDK-ja hyn në qeveri, LDK-ja del nga qeveria.

“Nëse hynë PDK në qeveri, del LDK nga qeveria dhe lëmshi nuk zgjidhet. Po bëhet zhurmë e madhe për riformimin e qeverisë Hoti. Po flitet qe kësaj qeverie t’i bashkohet edhe PDK e cila tashti është në opozitë. Presionin më të madh po e bëjnë AAK dhe NISMA që PDK t’i bashkohet qeverisë Hoti. Por në këtë gjurullti për reformimin e Qeverisë Hoti po heshtë vetem LDK sikur po strukët. Dihet se qëndrimi parimor i LDK si në fushatën zgjedhore, poashtu edhe në Kryesin dhe Këshillin e përgjithëshëm të LDK ësht qëndrim që LDK nuk bënë koalicion me PDK”, vlerëson Maxharraj.

Sipas tij, dihet se si formuse e kësaj qeverie Hoti është pikërishtë LDK me ndihmën e AAK, NISMA dhe Lista Srpska. Tashti shtohet pyetja, siç po kërkohet që PDK-ja të hynë në qeveri.

“Shtrohet pyetja të cilën askush nuk po e analizon se çfarë do të ndodhë me LDK nëse PDK hynë në këtë qeveri, kur e ka vendimin e prerë se nuk rrinë në koalicion me PDK. Atëherë edhe një pyetje vjen këtu, çka u marr vesh nëse PDK hynë në qeveri, kurse nga ana tjetër del nga kjo qeveri LDK e cila thjeshtë e ka qëndrimin që të mos bënë koalicion me PDK. Atëherë nëse kjo ndodhë nuk do të ketë qeveri Hoti, thjeshtë bie qeveria. Kësaj pune rreth gjurulltisë për reformatimin e qeverisë është sipas asaj që thotë populli: "Zbritë se të vrave, mos zbritë se te vrava", vlerëson ai.

Maxharraj thotë se partitë uhet të merren vesh për caktimin e datës për zgjedhjet e reja.

“Kurse partitë politike të t’i lënë anash gjurulli politike dhe të ulën e te merrën vesh për caktimin e datës për zgjedhjet e reja. Sepse faktikisht Qeveria Hoti nuk ekziston, nuk përfaqëson askënd, nuk mund të i vjenë rreth kërkesave të mëdha me të cilat po ballafaqohet vendi”, thekson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat