A janë të rëndësishme masat e reja të Qeverisë kundër pandemisë

Politika

A janë të rëndësishme masat e reja të Qeverisë kundër pandemisë

Nga: B.F Më: 28 korrik 2020 Në ora: 16:35
Qeveria e Kosovës

 

Meqenëse në ditët e fundit ka pasur rritje të rasteve të prekura me Covid-19, Qeveria e Kosovës ka nxjerr një propozim vendim me masa të reja , e këto masa juristi Burjani i sheh si të rëndësishme.

Njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani ka thënë se masat janë pozitive dhe më e rëndësishmja sipas tij është shpëtimi i ekonomisë.

“Masat jane poztitive ,më rendësishmja për momentin është shpetimi i eokonomisë kur dihet qe sekotri privat është i vetmi sektor që sjelle dhe mban buxhetin e shteitit, duhet bërë përpjekje më të mëdha për të ndihmuar ekonomin”, është shprehur Burjani.

Sipas tij masat ekonomike dhe lehtësimet qytetare po vonohen, përderisa ashpërsia e virusit po rritet.

“Masat ekonomike dhe lehtësimet qytetare po vonohen shumë përderisa ashpërsia e virusit po rritet fatkeqesisht, kjo qeveri duhet të stabilzoj edhe sektrotin privat të arsimit pas skandaleve te fundit që kanë të bëjnë me kreditimin e vetem sektorit publik të arismit që mbahen me parat e popullit e me investime qe nga viti 1975, ka bërë që sektorit privat i arsimit të dëmtohet skjashëm dhe pa arsye e që ky sektori ka investuar miliona para, mesimnxënien është problemi kryesor ne Kosovë”, është shprehur Burjani.

Tutje ai ka thënë se shumica e minsitrave nuk kanë lidhje me dikasteret, që udheheqin dhe kjo ngjason ne qeveri eksperimtale, të dobët kemi prit më shumë kuptohet së paku në udhëheqje të njerëzve adekuat në minsitri jo të falen postet.

“Pra qevevria duhet të snaoj gjendjen sa më parë atë ekonomike dhe të intervenoj në sektor të caktuar, ajo që bien ne sy për këtë qeveri është se shumica e minsitrave nuk kanë lidhje me dikasteret që udheheqin dhe kjo ngjason ne qeveri eksperimtale të dobët kemi prit më shumë kuptohet së paku në udhëheqje të njerëzve adekuat në minsitri jo të falen postet, ose të  merren me presion kjo po demton shumë shtetin e këto quhet me standarde evropiane poste korruptive”, ka vlerësuar Burjani.

Sipas tij gastronomia duhet të punoj më gjatë sepse ata janë më të dëmtuarit.

“Gastronima duhet të punoj deri ne ora 1 të natës, ata janë më të demtuar, ora policore nuk ka dhënë kurrfarë ekti përkundër ka dhënë efekte negative të fuqishme në gastronimi, hoteleri dhe turizem”, ka deklaruar Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat