BE përgatit ultimatum për Serbinë në takimin e të enjtes – njiheni Kosovën ose...

Politika

BE përgatit ultimatum për Serbinë në takimin e të enjtes – njiheni Kosovën ose...

Nga: Fatmir Beka Më: 28 korrik 2020 Në ora: 22:08
Avdullah Hoti dhe Aleksandar Vuçiq

Përfaqësuesit e administratës në Bruksel të enjten edhe praktikisht do të i dorëzojnë ultimatumin Serbisë për njohje të Kosovës kanë marr vesh mediet në Beograd nga diplomatë mirë të informuar, shkruan “Alo” transmeton “Bota Sot”.

Delegacioni i Beogradit që udhëton për bisedime me të dërguarin special të BE-së për dialog Lajçak dhe përfaqësuesit e institucioneve të Prishtinës në seli të BE-së do i dorëzohet drafti i marrëveshjes gjithëpërfshirëse që nënkupton pranimin e Kosovës nga ana e Serbisë dhe që nga vendi ynë kërkon të pranohet pavarësia e shtetit të rrejshëm!, shkruan “Alo”.

Bashkëbiseduesi nga qarqet diplomatike theksojnë se Bruksel përmes të dërguarit special Lajçak planifikon që shefit të delegacionit të ekipit serb Marko Gjuriq të ia dorëzoj draftin me kërkesën për njohje të Kosovës të cilin duhet të ia përcjell presidentit Vuçiq.

“Këtë draft BE e ka përgatitur pa bisedime me ndonjërën nga palët dhe duke keqpërdor praninë e tyre në dialogun teknik.

Në tekst krahas së kërkesës për njohje, kërkohet që Serbia të pranojë anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizatat ndërkombëtare”, thonë burime mirë të informuara diplomatike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat