Kundërshtoi rrëzimin e Albin Kurtit, çka thotë raportuesja për Kosovën për qeverinë Hoti? - Bota Sot
Kundërshtoi rrëzimin e Albin Kurtit, çka thotë raportuesja për Kosovën për qeverinë Hoti?

Politika

Kundërshtoi rrëzimin e Albin Kurtit, çka thotë raportuesja për Kosovën për qeverinë Hoti?

Nga: A.Zh Më: 29 korrik 2020 Në ora: 08:09
Avdullah Hoti dhe Albin Kurti

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, kishte kundërshtuar ashpër rrëzimin e Qeverisë së Albin Kurtit. von Cramon madje i kishte kërkuar publikisht LDK-së që ta pezullojë vendimin për mocion mosbesimi për qeverinë Kurti.

Sipas saj, Kosova duhet të kishte një qeveri të qëndrueshme dhe funksionale.

Në një intervistë për gazetën “Bota sot”, eurodeputetja gjermane, ka sqaruar se ishte kundër, pasi qytetarët e Kosovës kishin votuar më 6 tetor për ndryshime dhe për agjendën e reformave.

Megjithatë, sipas saj, i takon Kuvendit të Kosovës të vendosë se kush do të votojë për kryeministrin e ri.

“Para së gjithash, i takon Kuvendit të Kosovës të vendosë se kush do të votojë për kryeministrin e tyre. Por mënyra se si kishte ndodhur procesi u kritikua nga shumë qytetarë të Kosovës që votuan tetorin e kaluar për ndryshime dhe për agjendën e reformave për Kosovën. Shumë ekspertë juridikë kishin gjithashtu pyetje në lidhje me ligjshmërinë e ndryshimit të qeverisë, por vendimi i Gjykatës Kushtetuese e bëri të qartë se ndryshimi i qeverisë ishte i ligjshëm sipas Kushtetutës”, ka deklaruar von Vramon.

Ajo ka vlerësuar Hotin për rinisjen e dialogut, por ka theksuar se kriza e kujdesit shëndetësor duket shumë shqetësuese dhe qeveria e tij nuk ishte shumë vendimtare.

“Z. Hoti u bë kryeministër në periudhë shumë të vështirë, por unë jam e lumtur që shoh se si është rifilluar dialogu me Serbinë. Sidoqoftë, kriza e kujdesit shëndetësor duket shumë shqetësuese dhe qeveria e tij nuk ishte shumë vendimtare, kështu që ka shumë për t’u diskutuar. Kam besim te punëtorët e sektorit të kujdesit shëndetësor, por atyre u duhet mbështetje nga qeveria për të bërë punën e tyre”, ka shtuar raportuesja për Kosovën në PE./BS

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat