Çfarë pritet për Kosovën nga Samiti virtual i cili do të mbahet sot – jepet paralajmërimi i fundit

Politika

Çfarë pritet për Kosovën nga Samiti virtual i cili do të mbahet sot – jepet paralajmërimi i fundit

M.H Nga M.H Më 29 korrik 2020 Në ora: 10:31
Hoti dhe Vuçiq

Gjatë ditës së sotme do të mbahet samiti virtual i Ballkanit Perëndimor ku pjesëmarrës do të jenë edhe Hoti me Vuçiq.

Shtetet pjesëmarrëse janë Kosova, Serbia, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut.

Në këtë samit po pritet të miratohe një marrëveshje e cila do të zhvillojë më shumë ekonominë në këtë kohë pandemie.

Në lidhje me këtë temë, për “Bota sot”, analisti politik Faton Mehmeti u shpreh skeptik që mund të ketë diçka praktike nga ky takim i sotëm pasi marrëveshjet e arritura sipas Mehmetit mes Kosovës dhe Serbisë nuk kanë munguar mirëpo që në praktik nuk janë realizuar.

“Duke marr shkas nga takimet e më hershme, agërsisht tetë vjeqare të takimeve të ndryshme mes Kosovës dhe Serbisë, jam skeptik se do të ketë dicka praktike nga takimi i sotëm.Realisht nuk kanë munguar marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë por në praktikë nuk është zbatuar pothuaje asgjë”, u shpreh Mehmeti.

Tutje analisti shprehët që kjo qeveri nuk do të përmbyllë acarimin e raporteve mes Kosovës dhe Seribisë.

Image
Faton Mehmeti

“Kosova nuk duhet të vuaj mosnormalizimin e raporteve me Serbinë, duhet të zhvillon vendin nga brenda me zhvillim ekonomikë, sundim të ligjit etj.Megjithatë, qeveria aktuale nuk pritet të jetë ajo që do përmbyll përgjithmonë acarimin e raporteve me Serbinë”, përfundoi Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat