Këta janë dy treguesit që shpërfaqin menaxhimin e pandemisë nga Qeveria

Politika

Këta janë dy treguesit që shpërfaqin menaxhimin e pandemisë nga Qeveria

Nga: A.M. Më: 29 korrik 2020 Në ora: 21:06
Qeveria e Kosovës

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arta Bajralija, në një interviste ekskluzive për “Bota sot”, ka folur për menaxhimin e  pandemisë nga Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë.

Ajo për “Bota sot” ka përmendur dy treguesit që shpërfaqin mënyrën se si qeveria po e menaxhon pandeminë.

“Ne mund të japim një vlerësim tonin për as i përket menaxhimit të pandemisë, gjë që mendoj se nuk është duke u menaxhuar në nivelin siç ka qenë, por për të qenë të sinqertë ne do i referohemi burimeve të rëndësishme siç është studimi i universitetit Hardvard, që gjatë qeverisë Kurti e rendit Kosovën ndër 10 shtetet me menaxhimin më të mirë të pandemisë në botë. Ndërsa që kur kjo qeveri jolegjitimi ka filluar të menaxhojë me situatën e pandemisë, ka ndodhur e kundërta. Kosova aktualisht renditet në 10 vendet e fundit që po menaxhojnë më se keqi me pandeminë dhe si rezultat ne kemi numër të lartë të infektuarve e gjithashtu edhe numri i personave të vdekur fatkeqësisht po rritet çdo ditë. Një tjetër tregues që shpërfaqë mënyrën se si kjo qeveri po menaxhon pandeminë është edhe kufizimet që i janë vënë shtetit të Kosovës nga shumë vende Evropiane madje edhe shtetet fqinj kanë vendosur masa kufizues për shtetasit e Kosovës”, ka thënë Bajralija për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat