“Këtu nisi gjithçka”, paralajmërohet eskalimi i situatës mes Vetëvendosjes dhe LDK-së

Politika

“Këtu nisi gjithçka”, paralajmërohet eskalimi i situatës mes Vetëvendosjes dhe LDK-së

Nga: P.R Më: 29 korrik 2020 Në ora: 21:42
Përplasja që ndodhi në Kuvendin e Kosovës, mes deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe atyre të Lëvizjes Vetëvendosje

Si asnjëherë më parë, në Kuvendin e Kosovës kanë shpërthyer përplasje të ashpra ndërmjet ish partnerëve në Qeverinë Kurti, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Madje përplasjet kanë shkuar aq larg, saqë pati edhe akuza nga deputeti e VV-së, Gazmend Gjyshinca se është sulmuar fizikisht nga dy deputetët e LDK-së, Arben Gashi dhe Kujtim Shala. Por këta dy të fundit mohuan kategorikisht akuzat e Vetëvendosjes.

E burimi i këtyre përplasjeve, sipas analistit politik, Nexhat Haziri është tek prishja e koalicionit mes këtyre dy partive, çka bëri që Albin Kurti të jetë kryeministri më jetëshkurtër i Kosovës.

Sipas Haziri, ky është momenti ku nisi gjithçka mes VV-së dhe LDK-së.

Image
Nexhat Haziri

 

“Këto përplasje vijnë si pasojë e një degradimi total ë fjalorit apo gjuhës parlamentare që po e nxjerrë në pah mungesën e sjelljes humane dhe parlamentare në skenën politike kosovare e cila është polarizuar si kurrë më parë. Përplasjet në mes LVV dhe LDK-së, burimin e kanë tek prishja e koalicionit në mes tyre, dhe LVV-ja akoma nuk po mund të pajtohet me këtë fakt dhe kalimi i saj në opozitë si partia e parë e dal nga zgjedhjet e 6 tetorit, duke qeverisur edhe për 100 ditë, me qeverinë e ish kryeministrit Kurti, ka shkaktuar nervozizëm te ky subjekt politik duke shfaqur agresivitet në Kuvend pasi prania e pandemisë së Covid-19, ia ka pamundësuar që të manifestojë në forma të tjera pakënaqësinë e saj”, thotë analisti Haziri për “Bota Sot”.

Sipas tij, situata mund të eskalojë nëse vazhdojnë përplasjet mes VV-së dhe LDK-së.

“Po ashtu përplasjet e LVV-së me LDK-në, është për faktin se kjo e fundit është target më I lehtë për t’u sulmuar për shkak edhe të kulturës dhe sjelljes politike institucionale që ka partia e presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës. Dhe nëse vazhdojnë këto provokime ndërmjet partive politike, sidomos nga LVV-ja e cila siç po shihet nuk po mund të akomodohet me rrolin e saj opozitar, situate edhe mund të eskaloj cka do të ishte një dëm i madh për demokracinë dhe jetën parlamentare e politike në vend, por që do të kishte edhe impact në shoqërinë tonë e cila nuk është hiq me pakë e polarizuar se sa skena politike, dhe natyrisht kjo do të ndikoj edhe në imazhin e vendit tonë në rrafshin ndërkombëtar”, shprehet Haziri.

Për fund, ai thotë se partitë politike duhet t’i kthehen gjuhës parlamentare e të argumenteve.

“Andaj partitë politike duhet të ndalin provokimet ndaj njëra tjetrës dhe t’i kthehen gjuhës parlamentare, gjuhës së argumenteve dhe ideve si alternative në raport me qytetarët në qeverisje të vendit për të cilën kanë përgjegjësi të gjitha subjektet politike, e kuptohet se përgjegjësia më e madhe iu bije atyre në pushtet”, përfundon analisti politik, Nexhat Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat