Paralajmërohet prishja e koalicionit, kjo është ajo çka mund të ndodh

Politika

Paralajmërohet prishja e koalicionit, kjo është ajo çka mund të ndodh

Nga: A. J Më: 30 korrik 2020 Në ora: 14:50
Avdullah Hoti, Ramush Haradinaj

Koalicioni qeverisë LDK-AAK dhe Nisma ka gjasë që mos të qoj deri në fund qeverisjen pasi siç dihet deklaratat e fundit nga dy taborët kanë bërë që të dyshohet qartë në prishjen e koalicionit i cili u arrit në kohë pandemia dhe kundër vullnetit qytetar.

Njohës të çështjeve politike në vend kanë vlerësuar se prishja e koalicionit shumë shpejt mund të ndodh dhe se më pas edhe vendi mund të shkoj në zgjedhje të reja.

Image
Krenar Shala

 

Njohësi i çështjeve politike Krenar Shala në një prononcim për “Bota Sot” ka thënë se koalicioni qeverisës ka qenë në llogaritje politike të paqëndrueshme dhe se një koalicion nuk e ka besimin e popullit.

“Mendoj që fillet e këtij koalicioni kanë qenë të bazuara në llogaritje politike të paqëndrueshme kur e dimë që për këtë qeveri nuk kanë votuar qytetarët dhe kështu kjo qeveri nuk e ka besimin e popullit. Prandaj ashtu edhe siç ka filluar, pra në shpërputhje me vullnetin qytetar dhe në shpërputhje me atë se çka u është premtuar zgjedhësve në zgjedhjet e kaluara, kjo qeveri është tejet e paqëndrueshme dhe kështu edhe jetëgjatësia e saj do të jetë në pikëpyetje” ka thënë Krenar Shala për “Bota Sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat