Deputetja e VV: Qeveria Hoti është e varur në votat e Listës Serbe

Politika

Deputetja e VV: Qeveria Hoti është e varur në votat e Listës Serbe

Nga: A.M. Më: 30 korrik 2020 Në ora: 16:14
Arta Bajralija

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arta Bajralija, ka thënë për “Bota sot” se Qeveria e Kosovës nuk i ka votat e mjaftueshme dhe është e varur në çdo votë e çdo deputetit të Listës Serbe.

“Shkuarja në zgjedhje është e domosdoshme, sepse ne konsiderojmë që kemi një qeveri jo legjitime, pra që nuk përfaqëson vullnetin e popullit të shprehur me 6 tetor 2019. Fakti i dytë që ne mendojmë se duhet të shkojmë në zgjedhje është sepse kjo qeveri nuk i ka votat e mjaftueshme dhe është e varur në çdo votë e çdo deputetit të Listës Serbe, dhe ne e dimë që qeveritë të cilat kanë qenë të varura nga Lista Serbe, në procese të ndryshme i kanë sjellë dëm Republikës së Kosovës”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, ajo është shprehur se kjo Qeveri brenda vetës ka dy faktorë.

“Duke qenë se kjo qeveri përbrenda vetës i ka dy faktorë atë të jo legjitimiteti dhe atë të Listës serbe, ne mendojmë që sa më shpejt që krijohen kushtet për të shkuar në zgjedhje aq më mirë. Nuk mundemi edhe nuk duhet që t’ia mohojmë vullnetin qytetarëve tanë. Duke qenë se ne patëm një mocionmosbesimi të suksesshëm ndaj Qeverisë Kurti, Lëvizja VETËVENDOSJE!, në vazhdimësi ka kërkuar zgjedhje dhe ne ende kërkojmë rrugë demokratike dhe legjitime që sovranitet të rikthehet te qytetari dhe vullneti i tyre të përcaktojë qeverinë e ardhshme”, ka deklaruar Bajralija për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat