Islami: Kosova është para një kolapsi total, e cila prin në valën më të madhe të të infektuarve

Politika

Islami: Kosova është para një kolapsi total, e cila prin në valën më të madhe të të infektuarve

Nga: D.B. Më: 30 korrik 2020 Në ora: 18:38
Gazmend Islami

Kosova është para një kolapsi total, duke marrë parasysh që numri i të testuarve nga Covid 19 , del për mbi 50 për qind.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Gazmend Islami ka thënë për gazetën “ Bota sot”, se kjo është e njëjta gjë siç ka ndodhur edhe me shtetin e Italisë, mirëpo përmasat , përkundë asaj që thuhet se kemi rreth 000 apo 9000.

Image
Gazmend Islami

“Sipas eksperteve gjerman për momentin Kosova prin në valën më të madhe e të infektuarve .Mirëpo kur kemi parasysh që kemi një qeveri e cila nuk po mund jo vetëm të menagjojë por është edhe e pa qëndrueshme, krei parë një opozitë e cila nuk është asgjë më e mirë se qeveria, pra jo bashkëpunuese. Sikur shqiptaret të kishin parasysh shëndetin publik të qytetarëve do të bashkoheshin dhe do të uleshin në trysën e rrumbullakët të bisedimeve dhe do të merrnin vendime të mëdha, që të parandalojnë një krizë e cila mund të jetë fatale për Kosovën”, ka thënë analisti Islami.

Ai tutje ka shtuar se nëse qeveria e Kosovës por edhe opozita nuk bashkohen shumë shpejt ne një tryezë për të zgjedhur problemin dhe për të marr masat parandalimin e Covid 19 Kosova brenda 2 -3 jave do të ketë shifra të vdekshmërisë të mëdha me qindra.

“Fatkeqësisht kjo do ti kushtoje Kosovës sepse do ti duhen vite  e vite për të arrit rikëmbjen ekonomie dhe ta marr sërish veten. Pra fajet janë të të dy palëve “, ka thënë analisti politik Gazmend Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat