Çfarë mesazhi përçoi zyrtari i PDK-së me thirrjen për koalicon me AAK-në dhe Nismen – ku ishte qëllimi i vërtetë

Politika

Çfarë mesazhi përçoi zyrtari i PDK-së me thirrjen për koalicon me AAK-në dhe Nismen – ku ishte qëllimi i vërtetë

M.H Nga M.H Më 30 korrik 2020 Në ora: 22:15
Limaj, Veseli dhe Haradinaj

Kohëve të fundit është duke u përfolur për një koalicion të mundshëm mes PDK-së, AAK-së dhe NISMA. Një koalicion i tillë ende nuk është konfirmuar nga asnjëra parti që do të mund të ndodhë.

Arben Gecaj, zyrtar i PDK’së, i cili ditë më parë ka thënë se zgjidhja më e mirë është bashkimi i AAK’së, NISMA’s dhe PDK’së në një subjekt të vetëm.

“AAK e Nisma, sa shpenzojnë energji e mund për t’a bind PDK- ne me hy ne qeveri, më mirë është t‘i bashkohen PDK-së si një subjekt i vetëm”, ka shkruar Gecaj.

Në lidhje me këtë tem, profesori universitar Enver Bytyçi për “Bota sot”, u shpreh që kjo deklaratë është e nxitur nga presidenti me qëllim që të i bëj presion LDK-së dhe Hotit në raport me akuzat e Gjykatës Speciale.

Sipas Bytyçit nëse ndodhë një koalicion i tillë atëhere qytetarët do të rebelohen dhe do të krijoj destabilizim të Kosovës.

“Deklarata e funksionarit të PDK-së ka nxitjen e presidentit, me qëllim që t’i bënte presion LDK-së dhe kryeministrit Hoti, pse ai nuk po solidarizohet aq sa “duhet” me pozicionin e vështirë të Thaçit në raport me akuzën e mgritur nga Gjykata Speciale.Pas qeverisë Hoti pres vetëm zgjedhje të reja në Kosovë. Nëse bie kjo qeveri e krijuar me një legjitimitet moral të dyshimtë, atëherë asgjë tjetër veç zgjedhjeve nuk e qetëson Kosovën. Nëse rikthehen forcat e ndëshkuara me votë në pushtet, qytetarët do të rebelohen. Nëse nuk u rebeluan në rastin e qeverisë Hoti, kjo kishte të bënte me faktin se gjysma e koalicionit u bashkua me gjysmën e PANI-stëve për krijimin e qeverisë së re. Panistët janë rrëzuar nga pushteti me votë dhe ata do të duhet ta krijojnë një qeveri të tillë vetëm me ndihmën e Listës Srpska. Kjo do të thotë destabilizim i Kosovës. Unë nuk shoh ndonjë perspektivë të mirë as për qeverinë Hoti”, u shpreh profesori.

Më tej Bytyçi thotë që me këtë deklaratë PDK e Thaçit ka kërcënuar Hotin dhe LDK-në sepse është e pamundur një koalicion si ky sepse Thaçi nuk ka besim më te Haradinaj dhe Lista Srpska nuk do ta votonte Haradinajn.

Image
Enver Bytyçi

“Shkurt me atë deklaratë, PDK e Thaçit ka kërcënuar zotin Hoti dhe LDK-në. Sepse është e pamundur krijimi i një koalicioni si ky. Kjo nuk mund të ndodhë në asnjë rrethanë. Në kushte normale PDK nuk i beson Ramush Haradinajt, i cili do të kërkonte përsëri postin e kryeministrit ose të presidentit. Por Thaçi nuk ka besim më që Haradinajt t’i japë një pushtet, me të cilin ish-kryeminsitri iu kundërvu presidentit, gjithnjë në dobi të Kosovës. Gjithashtu Lista Srpska nuk do ta votonte Ramush Haradinajn as për kryeministrit, as të presidentit. Dihet tashmë dëmi që iu shkaktua projektit serb të shkëmbimit të territoreve me Kosovën. Po t’i shtojmë kësaj edhe reaksionin e Vetëvendosjes dhe LDK-së për një aksion të tillë politik, atëherë merret me mend sa e pamundur është krijimi i një qeverie me pjesëmarrjen e PDK-së, AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate”, përfundoi Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat