Kuvendi i Kosovës arenë për sharje, fyerje, rrahje e grushta!

Politika

Kuvendi i Kosovës arenë për sharje, fyerje, rrahje e grushta!

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 31 korrik 2020 Në ora: 19:15
Përplasja në Kuvend mes Gashit, Shalës dhe Gjyshincës

Herë pas herë në Kuvendin e Kosovës janë parë sjellje të shumta joparlamentare, si gjatë seancave plenare të mbajtura, po ashtu edhe gjatë mbledhjeve të komisioneve të ndryshme parlamentare.

Rasti i fundit, që ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës është mbledhja e së martës në Komisionin parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ku ishte duke raportuar Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla.

Në këtë mbledhje është përdorur gjuha denigruese ndërmjet opozitës dhe pozitës. Për të mos mjaftonte kjo, deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala dhe Arben Gashi, po akuzohen nga Lëvizja Vetëvendosje, se kanë sulmuar fizikisht deputetin Gazmend Gjyshincën, në hollin e Kuvendit pas ndërprerjes së mbledhjes së Komisionit.

Ndërkaq, ekspertet shprehen se duhet të vendosen gjoba ndaj deputetëve të cilët përdorin gjuhë denigruese dhe sjellje joparlamentare

Kuvendi i Kosovës të merr masa ndaj deputetëve gangsterë

Njohësi i çështjeve politike, Islam Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, është shprehur se sulmi fizikë dhe gjuha denigrues e deputetëve të Kosovës tregon fytyrën e vërtetë ku luftën politike e kanë shndërruar në luftë personale.

Image
Islam Krasniqi

“Të zgjedhurit e popullit me fjalorin e tyre po kalojnë kufijtë njerëzor duke përdorur gjuhën e rrugës brenda institucioneve shtetërore. Sulmi fizik në mes të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e LDK-së dhe LVV-së tregon një pasqyrë së kush po e përfaqëson popullin, pavarësisht titujve apo kontributit të dhënë. Gjuha denigruese e përdorur gjatë komisionit për MPJ dhe diasporë është një pjesë e errët e klasës politike të cilët e tregojnë fytyrën e vërtet ku luftën politike e kanë shndërruar në luftë personale. Gjuha brenda Kuvendit apo edhe klasës politike nuk ka qenë asnjë herë nën kontroll, kur e dimë fjalorin e përdorur në kuvend, duke u ofenduar apo edhe sharë deputet në mikrofon”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, Krasniqi potencon se kjo vjen si pasojë e mungesës së masave disiplinore ndaj atyre deputetëve të cilët përdorin gjuhë denigrues apo ju mungon sjellja parlamentare.

“E gjithë kjo vjen si pasojë e mungesës së masave disiplinore ndaj atyre deputetëve të cilët përdorin gjuhë denigrues apo ju mungon sjellja parlamentare, pasi që ata janë pasqyre e popullit dhe janë zgjedhur nga populli për të ju shërbyer në rregullimin dhe përmasimin e jetesës së tyre. Kuvendi i Kosovës duhet të merr masa lidhur me sjelljet e deputetëve të cilët kanë sjellje gangsterë, duke ju shqiptuar gjoba apo masa tjera deri në vetëdijshmin e tyre!”, ka potencuar Krasniqi për “Bota sot”.

“Dezintegrimi politik, shtetërorë dhe njerëzor, është mision i VV-së”

Image
Leon Duhanaj

Ndërkaq, analisti politik, Leon Duhanaj, ka komentuar ngjarjen e ndodhur në hollin e Kuvendit të Kosovës dhe ka dhënë shpjegimin e tij.

“Ndër momentet e para pasi që dëgjova lajmet rreth rastit të cilësuar si "kacafytje" apo siç e paraqitën disa nga mediat, marrëveshje me boksa. Pasi që e shikova paraqitjen në disa palë lajme, duke përcjellë edhe intervistat e të apostrofuarve, mendja me shkoj, mos ndoshta VV e ka bërë ndonjë hulumtim rreth shkallës së besueshmërisë dhe simpatisë së qytetarëve ndaj figurave politike dhe, duke qenë se z. Kujtim Shala, është padyshim njëri ndër njerëzit, intelektualët dhe politikanët me të përgatitur, me të mirë, me të dashur dhe me njerëzor, e kanë marrë si cak të qëllimshëm synimin për ta komprometuar”, ka potencuar .

Ndryshe, nuk ka asnjë shpjegim kjo punë.

“Ky deputeti nga radhët e VV-së deklaroj që e ka incizuar rastin me tel, por, pasi që iu kërkua që videon ta publikoi, hezitoj ta tregoj dhe të sqarohet, gjë që letë të dyshohet në akuzat e tij”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për më tepër, Duhanaj thekson se diskursi politik ka degraduar prej që VV i është bashkuar jetës publike e institucionale në Kosovë.

“Diskursi politik, ka degraduar prej që VV i është bashkuar jetës publike e institucionale në Kosovë. Krejt qasja e mosdurimit politik, vijave të kuqe, akuzave nga me banalet, deri në tradhti ndaj secilit që nuk mendon si ata, janë produkt i VV-së të cilin e kanë edhe qëllim politik. Dezintegrimi politik, shtetërorë dhe njerëzor, është mision i VV-së”, ka përfunduar Duhanaj për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat