Kush po ndikon në rritjen e rasteve me COVID-19 – Kjo është kërkesa për qeverinë Hoti

Politika

Kush po ndikon në rritjen e rasteve me COVID-19 – Kjo është kërkesa për qeverinë Hoti

M.H Nga M.H Më 2 gusht 2020 Në ora: 12:31
Qeveria Hoti

Kanë vdekur tre pacientë në Spitalin Regjional të Gjilanit, ku njëri nga pacientët ishte i konfirmuar me COVID-19, ndërsa dy të tjerë ishin në pritje të rezultateve.

Gjendja e vështirë nga pandemia dita ditës po vështirëson jetën e qytetarëve duke pasur vazhdimisht numër të madhë të personave të infektuar duke mos lënë anash as edhe vdekjet që tashmë po marrin jetën qytetarëve.

Gjatë ditës së djeshme Zemaj ka mbajtur një konferencë në kordinim me policinë duke treguar për gjendjen aktuale të personave me COVID-19 dhe për masat të cilat duhet të ashpërsohen sepse po ka vazhdimisht rritje të numrit të infektuarëve.

Në lidhje me situatë në Kosovë, analisti politik, Rexhep Elezaj për “Bota sot”, u shpreh që ky mneaxhim i dobët i qeverisë “Hoti” na ka sjellur numër të madhë të infektuarëve duke dalur edhe në botë në vendin e tretë. E kjo për arsyje që Hoti ka vën në krye një ministër i cili nuk ëshë në dijeni për fushën e shëndetesisë.

“Mjerisht, Kosova jonë e dashur, për shkak të menaxhimit shumë të dobët të Qeverisë “Hoti” me pandeminë globale të Korona-virusit, Covid-19, para tri ditësh doli në vendin e parë në botë për nga numri i të vdekurve, kuptohet sipas numrit të banorëve, që kjo pa dyshim flet bindshëm për paaftësinë e përgjegjësve tanë shtetëror, në rend të parë të Ministrisë së shëndetësisë. Sepse, siç dihet në krye saj, për turpin e LDK-së dhe kryetarit të saj nihilist, Isa Mustafës, i cili për ministër të saj e ka emëruar një ish deputet, Armend Zemajn, i cili lidhje nuk ka me fushën e shëndetësisë, prandaj nuk duhet çuditur fare, se pse në Kosovë qëkur u zgjodh kjo qeveri koti, numri i të infektuarve dhe të vdekurve u rritë në mënyrë alarmante..!? Për fat të keq, qeveria “Hoti” me gjithë orvatjet që po i bënë, për gjoja mundjen e pandemisë me masa të ndryshme ligjore, por që praktika po tregon se ishin masa të gabuara dhe jo adekuate për shpëtimin e mijëra qytetarëve tanë nga vdekjet shumë të dhimbshme, tregon qartë se kjo qeveri nuk është formuar për interesa të qytetarëve tanë, por thjesht për interesa personale të kastës së korruptuar”, u shpreh Elezaj.

Tutje Elezaj thotë që populli nuk duhet të fajësohet për mos respektim të masave pasiqë ka shumë krerë të lartë shtetëror të cilët kanë dalur pa maska.

I pyetur se a do të duheshin të ishin opsion zgjedhjet atëhere analisti thotë që nuk është veprim I duhur mirëpo që ka shumë vende që kan zhvilluar e pse mos të i kemi edhe ne.

Image
Rexhep Elezaj

“Popullata nuk mund të fajësohet në asnjë mënyrë për mos disciplinë dhe mos-respektim të masave të vendosura nga qeveria “Hoti”, sepse derisa krerët më të lartë aktual të shtetit në tubime, debate dhe takime familjare dalin pa maska mbrojtëse, atëherë pse duhet fajësuar popullin, i cili sipas tyre “nuk po i respekton” masat dhe këshillat e organeve kompetente. Prandaj, nuk duhet habitur pse e kemi këtë gjendje jashtë kontrollit, e cila për fat të keq çdo ditë e më tej po keqësohet, mjerisht me viktima të mëdha në njerëz..!? Natyrisht, se mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në kohë pandemie nuk do të ishte një veprim adekuat, por derisa vende fqinje të Kosovës mbajtën zgjedhje në kohë pandemia, siç ishte Serbia dhe Maqedonia, ndërsa Mali i Zi me 30 gusht i ka shpallur zgjedhjet, atëherë shtrohet pyetja, pse vetëm Kosova nuk u dashka të organizojë zgjedhje të reja në kohë pandemie, kur një gjë të tillë e bënë shtetet e lartë përmendura pa ndonjë problem të madh”, u shpreh Elezaj.

Në fund analisti thotë që zgjedhja e vetme është të largohet nga qeverisja qeveria Hoti pasiqë kjo do të ishte më e mira për vendin.

“Sa më para që qeveria “Hoti” të largohet nga qeverisja me vendin, qoftë me mocion mosbesimi apo me vetë-dorëheqje, do të jetë aq më mirë për Kosovën, sepse si qeveri ilegjitime, antikushtetuese dhe e brishtë që është, e varur nga “Lista Srpska”, por edhe me dëmet që po ia sjellë vendit brenda dhe në arenën ndërkombëtare, ajo duhet të largohet dhe vendi të shkojë në zgjedhje! Andaj, moto e gjithë qytetarëve sot, gjegjësisht e sovranit popull, duhet të jetë thirrja; Qeveria “Hoti” IK..”, përfundoi Elezaj për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat