Ky është plani i Pronto-s për eliminimin politik të LDK-së në qeverisje - Bota Sot
Ky është plani i Pronto-s për eliminimin politik të LDK-së në qeverisje

Politika

Ky është plani i Pronto-s për eliminimin politik të LDK-së në qeverisje

Nga: A.J Më: 3 gusht 2020 Në ora: 14:53
Pronto

Qeveria e Republikës se Kosovës duket se nuk do të jetë afatgjatë marrë parasysh kërcënimet e fundit ndërmjet zyrtarëve të partive politike që bashkë qeverisin.

Analisti politik Sulejman Mehazi ka thenë për “Bota sot” se ky koalicion qeverisës i Kosovës s'është afatgjatë, sepse u formua për interesa partiake, u  formua vetëm për të mposhtur ish-kryeministrin Albin Kurtin nga qeverisja e tij.

Mehazi tutje ka shpejguar se sa afër është prishja e qeverisë së Hotit tregojnë kërcnimet politike të Haradinajt me rastin e zgjedhjes të Skender Hysenit si bartës i dialogut me Serbinë nga ana e kryeministrit, kryetari i AAK-se, Haradinaj nuk lejon që Hoti të udheheqë qaverinë  pa lejen e partisë së tij AAK-në.

 
Image
Sulejman Mehazi

 

“Dyshimet janë të mëdha se kjo qeveri do shpërbëhet: një, se dialogu i Hotit me Serbinë do jetë i pasukseshëm, optimizmi i tepruar i Hotit ndaj dialogut me Serbinë do bëhet bumerange politike për qeverinë e Hotit e Republikës së Kosoves; dy, akuzat e Thaçit, Veselit do detyrojnë që PDK-ja të hyjë në qeveri për të eliminuar disa procese të pakëndshme gjyqësore ndaj udhëheqesve të partisë se tyre; tre, qëllimi i PRONTOS është të eliminojnë LDK-në për të udhëhequr përseri shtetin edhe për disa vjet, të gjitha këto janë shenja se do ketë zgjedhje të parakohëshme parlamentare. Dialogu me Serbinë, Aktakuza ndaj funksionarëve të PDK-së, zgjedhja e Skender Hysenit si bartës i dialogut me Serbinë nga Hoti  pa dëshiren e të tjerëve, do bien pa kënaqesi politike koalicionuese deri në zgjedhje te ardhshme parlamentare” ka thenë Mehazi për “Bota Sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat