Deputetja e PDK-së: Reagimet ndaj Hotit po shfrytëzohen për poena politikë - Bota Sot
Deputetja e PDK-së: Reagimet ndaj Hotit po shfrytëzohen për poena politikë

Politika

Deputetja e PDK-së: Reagimet ndaj Hotit po shfrytëzohen për poena politikë

M.H Nga M.H Më 3 gusht 2020 Në ora: 15:45
Ariana Muslio-Shoshi

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Muslio-Shoshi për “Bota sot”, komentoi reagimet që po i bëhen kundrejt kryeministrit të vendit, Avdullah Hotit.

Muslio-Shoshi shprehët që të gjitha këto reagime po shfrytëzohen për poena politike dhe nuk duhet të jetë kjo çështja e cila ne duhet të merrimi mirëpo duhet të luftojm ta mposhtim COVID-19.

Mendoj që është temë që po shfrytëzohet për poena politikë nga oponentë të caktuar. Sfida jonë e përbashkët duhet të jetë lufta ndaj Covid-19. Personalisht kryeministrit Hoti i uroj shërim të shpejt dhe rikthim në detyrat e tij politike e profesionale, ashtu siç iu dëshiroj të gjithë qytetarëve të tjerë të Kosovës që këtë sfidë ta kalojnë sa më lehtë e më shpejt.

Deputetja shprehët që duhet të përqëndrohemi në plane konkrete dhe se bizneset kanë nevojë për dorë të shtetit dhe se qytetarët duhet të kenë ndërgjegje më të mëdha ndaj pandemisë.

“Vendi ka nevojë për plane konkrete, bizneset kanë nevojë për dorën e shtetit që mos të falimentojnë. Qytetarët duhet që të kenë ndërgjegje më të madhe ndaj pandemisë ngase shifrat e larta janë shqetësuese për të gjithë ne”, përfundon deputetja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat