LDK-ja para zgjedhjeve akuzon SHIK-un për vrasjet e pasluftës, kur vjen në pushtet më kurrë nuk i përmend - Bota Sot
LDK-ja para zgjedhjeve akuzon SHIK-un për vrasjet e pasluftës, kur vjen në pushtet më kurrë nuk i përmend

Politika

LDK-ja para zgjedhjeve akuzon SHIK-un për vrasjet e pasluftës, kur vjen në pushtet më kurrë nuk i përmend

Faton Mehmeti    Nga Faton Mehmeti Më 3 gusht 2020 Në ora: 18:43
LDK

Para çdo fushate për zgjedhje, krerët e LDK-së flasin me të madhe për vrasjet e zyrtarëve të partisë së tyre, duke u betuar se sapo të vijnë në pushtet do të zbardhin se kush qëndron pas këtyre vrasjeve, të cilat ata ia atribojnë SHIK-ut.

Ky togfjalësh “vrasjet e pasluftës”, është shndërruar tashmë në ritual për LDK, si kartë nën mëngë për të fituar poena politik.

Ky tashmë nuk është vetëm konstatim i njerëzve të zakonshëm dhe gazetarëve, por edhe vet familjarëve të ish zyrtarëve të lartë të LDK-së.

Së fundi është vajza e Xhemajl Mustafës e cila shigjeton drejt bashkëpartiakëve të babait të saj.

Berianë Mustafa, e cila e ka edhe vëllain ministër në qeverinë Hoti, thotë t’i ketë “ fshirë moti duart prej bashkëpartiakëve të Xhemajl Mustafës”.

Kjo deklaratë nuk duhet të kaloj në heshtje, meqenëse është shuplakë për zgjim nga litargjia që ka kapluar ata të cilët në emër të babait të saj, dhe të tjerëve, kanë ardhur në pushtet.

Për më keq pushtetin e ndajnë me ata , që mund edhe të jenë të përfshirë në eliminimin e zyrtarëve të lartë politik pas lufte, duke përfshirë edhe të ndjerin Xhemajl Mustafa.

Deri më sot LDK-ja asgjë s’ka bërë për të zbardhur vrasjet e ish zyrtarëve të saj, përveç deklaratave retorike për vota.

Duket se shfrytëzimi që po u bënë LDK-ja e sotme të vdekurve për të ardhur në pushtet, është bërë e patolerueshme për familjarët e këtyre ish zyrtarëve. LDK, s’ka bërë as përpjekjen më të vogël që të ngris komision hetimor për këtë rast, asnjë veprim juridik s’ka bërë në këtë rast, me shpresën se nëse i zbardh Gjykata Speciale mirë, nëse jo, do vazhdojmë prapë t’i përdorin për vota, edhe të vdekur.

Duke pasur edhe ministrinë e Punëve të Brendshme, LDK i ka tërë mekanizmat në dorë për të hetuar këto raste, duke qenë se nuk po e bënë, është mirë të hesht.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat