Kadri Veselit i vjen ‘goditja’ e fortë: SHIK-u duhet të hetohet për vrasje, ky fakt dëshmon që... - Bota Sot
Kadri Veselit i vjen ‘goditja’ e fortë: SHIK-u duhet të hetohet për vrasje, ky fakt dëshmon që...

Politika

Kadri Veselit i vjen ‘goditja’ e fortë: SHIK-u duhet të hetohet për vrasje, ky fakt dëshmon që...

Nga: P.R Më: 3 gusht 2020 Në ora: 19:59
Kadri Veseli/ Foto ilustrim

Ish kreu i SHIK-ut, tash kryetar i PDK-së, Kadi Veseli është njëri nga personat ndaj të cilëve Gjykata Speciale ka propozuar aktakuzë, e në të cilën përfshihet edhe vrasja e kundërshtarëve politikë në Kosovë.

Po ashtu, SHIK-u i Kadri Veseli shpesh herë është akuzuar edhe publikisht, se qëndron prapa vrasjeve politike, e ku shumica ishin anëtar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, parti kjo e udhëhequr nga Ibrahim Rugova.

E tani kur kanë filluar edhe aktakuzat e Speciales, analisti dhe njohësi i zhvillimeve në vend, Gani Qarri thotë se organizata SHIK duhet të hetohet nga Gjykata Speciale.

“SHIK-u jo vetëm se duhet, por edhe do të hetohet gjithsesi, si organizatë nga Gjykata Speciale. Ai siç dihet tanimë publikisht, do të jetë nën llupën e Speciales, dhe gjykimi do të nisë mu nga koka e tij. Madje për veprimtarinë e SHIK-ut, në Speciale do të merret në pyetje dhe dëshmojë drejtpërsëdrejti vet udhëheqësi kryesor, Kadri Veseli”, thotë Qarri për “Bota Sot”.

Image
Gani Qarri

 

Sipas tij, SHIK-u mund të mbahet përgjegjëse për shumë vrasje që kanë ndodhur në Kosovë.

“Përderisa në deklaratën për shtyp, thuhet decidivisht se në aktakuzën e shpallur nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara bëhet fjalë për mese 100 vrasje të para dhe pas luftës, përfshi edhe kundërshtarët politik, ky fakt dëshmon se me gjithë mospublikimin e plotë të aktakuzës, kjo organizatë mund të mbahet përgjegjëse për shumë vrasje në Kosovë, për të cilat ka pasur në vazhdimësi edhe akuza publike”, shprehet Qarri për “Bota Sot”.

Për fund, Qarri deklaron së Gjykata Speciale duhet t’i hetojë të gjitha vrasjet që kanë ndodhur pas luftës në Kosovë.

“Por ajo që me këtë rast, lë për të dëshiruar, është fakti se megjithëse në padinë e ngritur përfshihen vrasje, tortura, persekutime me dhunë dhe viktima të njohura shqiptarësh, periudha e trajtimit të kësaj lënde nga Gjykata Speciale, siç ceket edhe në aktakuzë, përfshin vetëm kohën nga 1 janari i vitit 1998 deri më 31 dhjetor të vitit 1999, e jo edhe vrasjet e më vonshme me shifra marramendëse, që kanë ndodhur ndër vite në Kosovën e pas luftës”, përfundon analisti Gani Qarri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat