Mehmeti: Çfarë duhet të ndodh më shumë, që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme? - Bota Sot
Mehmeti: Çfarë duhet të ndodh më shumë, që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme?

Politika

Mehmeti: Çfarë duhet të ndodh më shumë, që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme?

Nga: D.B. Më: 4 gusht 2020 Në ora: 15:44
Qeveria Hoti

Kohët e fundit Kosova po përballët me shumë vështirësi në aspektin shëndetësor, me shumë vdekje nga Covid 19. Por nga ana tjetër në Kosovë ende nuk shpallet gjendje e jashtëzakonshme.

Analisti politik Faton Mehmeti ka thënë për gazetën “Bota sot”, se në kohën kur ishte Albin Kurti kryeministër pa asnjë të vdekur është kërkuara që të shpallët gjendje e jashtëzakonshme, ndërkohë që tani kemi 264 të vdekur ende nuk është shpallur gjendje e jashëtzakonshme.

“Shtrohet pyetja çfarë duhet të ndodh që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme, a ka ndonjë numër të caktuar apo çfarë duhet të ndodh ?! Kësaj pyetje duhet t'i përgjigjet kryeminatori dhe qeveria, të cilët kur ishin me VV në koalicion kërkonin gjendje të jashtëzakonshme, ndërkohë që tani nuk e bëjnë një gjë të tillë. Kosova ka nevojë për qeveri të përgjegjshme, jo për njerëz që ndryshojnë veprimet dhe deklaratat komfor interesave politike. Qeveria Hoti duhet të ketë plan konkret për pandemi, e cila nuk duket se ekziston. Faktikisht kjo qeveri e ka futur vendin në kolapls, për shkak se nuk di ta menagjojë”, ka thënë analisti politik Faton Mehmeti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat