Mulliqi: Qeveria ka dështuar në menaxhimin e pandemisë

Politika

Mulliqi: Qeveria ka dështuar në menaxhimin e pandemisë

Nga: D.B. Më: 5 gusht 2020 Në ora: 13:13
Qeveria Hoti

Kosova po futët në jo stabilitet dhe kaos, dhe qeveria ende nuk është duke u gjetur në një situatë të krijuar.Pandemia globale i ka qitë të gjitha ngjarjet tjera në planë të dytë dhe gjendja  në Kosovë veç sa po keqësohet.

Analisti politik Skender Mulliqi ka thënë për gazetën “ Bota sot” se në Kosovë po vdesin gjithnjë e më shumë, e gjithnjë e më shumë po kemi të infektuar nga kjo murtajë.

Image
Skender Mulliqi

“Për nga numri banorëve po bëhemi vendi më prekur në botë nga pandemia. Ende jemi shtet në tranzicion dhe i pa konsoliduar politikisht dhe ekonomikisht.Jemi vendi më i varfër në Evropë, dhe sigurisht së kjo po e vështirëson situatatën edhe më shumë. Gjithçka fillon  keq edhe keq mbaron. Sigurisht së kemi mbetur shumë mbrapa më procese , dhe ky është një indikator shtesë i mos menagjimit të mirë më pandeminë. Kjo qeveri e ka humbur rrugën në oborr, jo vetëm kur bëhet fjalë për pandeminë .Kemi shtet të dobët , dhe të dirigjuar nga njerëzit e dobët të politikes. Kemi shume njerëz të politikës më afera korruptive e me këta nuk mund të arrihen objektivat për shtet ndërtim dhe mirëqenie dhe nuk mund te kemi menagjim të mirë karshi virusit. Nuk po mbrohen interesat shtetërore të Kosovës , nuk po mbrohet as shëndeti i njerëzve”, ka thënë Mulliqi.

Sipas tij,për të gjitha këto të liga që po na godasin, fajtor jemi në vet, nuk duhet kërkuar fajtorin diku tjetër.

“Shtetin tonë më shumë po e mbrojnë vendet mike në botë se sa po i dalin zot kjo klasë politike .Shumë pak po e kryejmë amanetin e të parëve dhe të atyre që ranë për këtë tokë. Peshë e rëndë ka rënë mbi supet e qytetareve të cilët së po thuaj kanë mbetur të pa mbrojtur. Njerëzit janë duke e humbur besimin gjithnjë e më shumë në institucione të shtetit. E gjithë kjo situatë e keqe më pandeminë kërkon ndërhyrje urgjente të te gjitha hallkave te sistemit dhe njerëzve te vullnetshëm , që gjendja ti kthehet normalitetit. Turp është kur dëgjon së çka bisedohet në debate televizive .Temat politike dhe tema e pandemisë më shumë po shfrytëzohen për poena politik, se sa të gjendet një zgjedhje për të dalë nga kriza”, ka thënë analisti Mulliqi.

Ai konsideron se në politikë asgjë nuk ndodhë rastësisht , meqë edhe debatet e kanë një prapavijë të caktuar më njerëz të caktuar, që ta zhvendosin edhe vëmendjen nga zgjedhja e problemeve kruciale , që nuk ka gjë më turpëruese dhe e dëmshme.

“Kjo logjikë është kapitulluese për një shtet. Kjo situatë krize të përgjithshme , tashmë i ka kaluar suazat e përgjegjësisë vetëm morale. Do të ishte dashur të kërkohet llogaridhënie për gjitha këto dështime .Pushteti sikur gjithmonë po e kërkon fajin për mos zbatimin e masave të popullata, që mund të këtë ndonjë të vërtetë , por që askush nuk po fletë së sa ishin këto masa të qëlluara dhe produktive në terren. Masat kërkojnë zbatueshme ri dhe kontroll në terren më shtabet e krizave. Qeveria nuk po tregohet efikase me masat e vendosura, për menagjimin e pandemisë, e cila po vazhdon me trend shumë të rrezikshëm”, ka thënë analisti politik Skender Mulliqi.

 

 

 

 

 

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat