Shahu: Thaçi e konsideron Presidencën si kullë mbrojtëse me frengji - Bota Sot
Shahu: Thaçi e konsideron Presidencën si kullë mbrojtëse me frengji

Politika

Shahu: Thaçi e konsideron Presidencën si kullë mbrojtëse me frengji

Nga: A. J Më: 5 gusht 2020 Në ora: 14:49
Hashim Thaçi

Dorëheqja e presidentit të vendit Hashim Thaçi duket se nuk do të ndodh edhe përkundër asaj se tashmë presidenti Thaçi është intervistuar nga Gjykata Speciale si i dyshuar.

Thaçi i cili vet kishe investuar shumë në këtë gjykatë dhe votimin e saj në Kuvendin e Kosovës, nuk kishte menduar se pikërisht pas pesë viteve nga themelimi i Gjykatës do të shkonte vetë ne të si akuzuar për krime lufte.

Image
Rexhep Shahu

Njohësi i çështjeve politike Rexhep Shahu ka thënë për “Bota sot” se presidenti Thaçi nuk ka besuar se mund të thirret nga Gjykata speciale sepse ai mendoi se po e bën investimin e tij në ngritjen e gjykatës. Por ja që u thirr për shkak të një mali opinionesh kundër tij dhe të disa akuzave ndaj tij.

“Tani kur flasim për dorëheqje jemi në fushën e moralit pasi në fushën e ligjit, askush nuk është fajtor pa e shpallë gjykata fajtor me vendim të formës së prerë. Si individ Thaçi është fajtor vetëm pasi ta dënojë gjykata me vendim përfundimtar dhe pasi vendimi të marrë formën e prerë. Ndërsa si president Thaçi moti duhej të kishte shkuar në shtëpi, nuk duhej ta lejonte të përgojohej asnjë orë institucioni i presidentit të republikës” ka thenë Shahu.

Sipas tij, Presidenti para se gjithash është figurë morale, duhet të jetë figurë morale. Vetëm për një akuzë të lehtë shtypi për plagjiaturë të një paragrafi dha dorëheqje presidenti gjerman vite më parë. Ndërsa Thaçi e konsideron presidencën si kullë mbrojtëse me frengji. Edhe njëqind vjet më ndenjt president Thaçi nuk i ka hije tani e tutje për aq kohë sa është në gjykim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat