Mblidhet PDK-ja pas iniciativës së Vetëvendosjes për mocion ndaj qeverisë Hoti - Bota Sot
Mblidhet PDK-ja pas iniciativës së Vetëvendosjes për mocion ndaj qeverisë Hoti

Politika

Mblidhet PDK-ja pas iniciativës së Vetëvendosjes për mocion ndaj qeverisë Hoti

Nga: D.RR Më: 6 gusht 2020 Në ora: 13:05
PDK

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se ka nisur procedurën për rrëzimin e Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti.

Në një konferencë për media, shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi, tha se “Nga sot Vetëvendosje nis mbledhjen e nënshkrimeve për ngritjen e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë”.

E lidhur me këtë, “Bota sot” ka kontaktuar me deputeten e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshin, e cila i ka treguar gazetës se sot do të mblidhet grupi parlamentar i PDK-së për të marrë vendim se a do ta përkrahin mocionin e nisur nga VV-ja.

“Sot e kemi mbledhjen e Grupit Parlamentar dhe aty do të marrim vendim. Posa të kemi vendimin e grupit mund të deklarohem”, është deklaruar deputetja e PDK-së për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat