Kosovës i duhen forcat përparimtare dhe një klimë e re politike, në pikëpamje morale e kombëtare

Politika

Kosovës i duhen forcat përparimtare dhe një klimë e re politike, në pikëpamje morale e kombëtare

Nga: D.B. Më: 6 gusht 2020 Në ora: 16:57
Prishtina

Nuk ka vend në botë që nuk jetohet midis kontrasteve, të botës së civilizuar dhe botës primitive. Madje mund të shohim dhe përjetojmë dallime aq të mëdha shoqërore së njeriu mbetet pa tekst.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Skender Mulliqi i cili në një prononcim për gazetën “ Bota sot” ka thënë se tani po shohim në këtë nën qiellin tonë së si po jetohet.

Sipas tij, kjo kastë politike është bërë modeli më i shëmtuar për rininë , se si pasuruar në mënyre marramendëse më djersën e popullit.

Image
Skender Mulliqi

“Kohëve të fundit po shohim dallime shumë kontradiktore , dy shtëpi njëra pallat, e tjetra aty afër saj, më mure dhe pullaz gjysmë të prishur! Kjo botë është shumë e padrejtë, për dikë është botë idealiste, e për shumicën botë e varfër. Disa skena politike po funksionojnë , punojnë dhe ekzistojnë jashtë skenës së popullit. Populli sikur po jeton në një botë krejt tjetër më shumë probleme, për dallim nga bota e të pasurve të pasluftës në Kosovë, të cilët i kanë kaluar më jetë luksoze shumë herë kufijtë e normales”, ka thënë Mulliqi.

Sipas tij, skena jonë politike nuk po bënë asgjë që jetën e bënë më të mirë, nuk po na ofron asnjë model të mirë.

“Jemi futur në krizë të thellë ekonomike , e cila po tërhiqet zvarrë bashkë më Kosovën, si gomari i ri që tërheqë qerren , dhe pritët që të rrezohet shpejtë në kokërr të shpinës?! Po bëhet gjithnjë më vështirë të gjendet çelësi i daljes nga kjo krizë e përgjithshme , dhe nga kjo krizë e moralit. Shume kujt iu ka bërë jeta e mërzitshme, jetë e poshtër më plotë gojën?!Na është bërë jeta si ndonjë film ku skenaristi nuk jep gjatë gjithë kohës , e deri në përfundim asnjë zgjedhje fatlume. Na është mjegulluar e tashmja dhe e ardhmja jonë, nga këta njerëz të katapultuar në pushtet që 20 vite .Nëse tentojmë të gjejmë formula , shumë nga to na kthejnë mbrapa në vitet e 90-ta ,të shekullit të kaluar , ku hapësira ballkanike vlonte nga problemet e përmasave shpërthyese. Sigurisht së ky shekull është shekulli i kompjuterizimit të përkryer, por që kemi mbetur mbrapa më logjikën tonë të te menduarit”, ka thënë Mulliqi.

Ai konsideron se nëse e lëshojmë një sy në retrospektivë shtetit të ri të Kosovës, analiza jonë nuk është shumë shpresëdhënës.

“Kemi mbetur si në rrjetën e merimangës. Sikur këtë popull e ka lëshuar memoria , së çka ka përjetuar në të kaluarën kur ishim të okupuar nga Serbia?!Sikur është humbur vullneti për ndryshimin e këtij kursi të pa reformuar, të tipit autokratik. Nuk po hapim horizonte te reja shpresëdhënëse për kapërcimin e krizës në të cilën na kanë futur ata që e plaçkiten pa mëshirshëm e rëndë popullin e vet! Këtë gjendje gadi kaotike pak kush e ka paramenduar së do të ndodhë në kushte të lirisë”, ka thënë analisti Mulliqi.

Sipas tij, nëse bëjmë një analizë mund të shohim së nuk na mungojnë njerëzit atraktivë , inteligjent, të shkolluar dhe përparimtar.

“Vetëm këto forca të reja , do ta kishim margjinalizuar këtë kastë katastrofale politike, duke shkulur rrënjësh, shkelmuar fuqishëm, duke e margjinalizuar?! I kemi mundësit që të formojmë krejt fotografi tjetër për Kosovën. Në shumë shtete demokratike koha e “gladiatorëve” të politikës , ka kaluar. Endë në hapësirat shqiptare nuk po mbretëron logjika. E shëndosh .Nëse na lejohet të zgjedhim të mirët, kualitetin dhe progresiven , thjeshtë duhet gjetur rrugët, e jo të marrim atë që në servohet. E mira nuk është ushqim , as pije, e mira është diçka për të cilën duhet luftuar , e cila duhet zgjedhur dhe ajo çka duhet mësuar. Rendë janë duke na kushtuar deklarimet dhe stili i jetës: çka po më intereson , hiqu kësaj pune .Kjo është duke na kushtuar shumë në jetë, është duke bërë që të shkatërrohet gjithçka para nesh .Jemi duke jetuar në kohën e internetit , në kohën e rrjeteve sociale , ku po shohim dhe po dëgjojmë së si bëhet jeta kreative dhe interesante në botën demokratike”, ka thënë analisti Mulliqi.

Ai konsideron se standardi jetësor përmirësohet vetëm më punë.

“Kjo kastë politike është bërë modeli më i shëmtuar për rininë , se si duhet përfituar pa mund, së duhet pasuruar në mënyre marramendëse më djersën e popullit. Për fat të keq një pjesë e rinisë gjithnjë e më shumë po e përqafojnë këtë stil banditeskë të jetës dhe të punës . Kjo elitë nuk dëshiron , nuk ka vullnet dhe guxim të tregon së çka është e drejtë , cila është e keqja dhe cila është e mira. Mos të flasim për autoritetin e erret të tyre, mos të flasim për keqpërdorimet e tyre ?!Janë duke e keqpërdor më të madhe politikën, artin dhe kulturën, shkencën duke krijuar kaos të përgjithshëm.?! Na janë krijuar grupacione politike të rrezikshme tashmë për shoqërinë dhe shtetin?! Çka ka nga ajo shoqëri kur nuk promovohen vlerat ?Kësaj shoqërie i duhen ndryshimet përmbajtjesore , jo ndryshimet kozmetike, për të formuar shtet të mençur më elitë të mençur dhe produktivë .Kosovës i duhen forcat përparimtare , që do të kishin krijuar një klimë të re politike, të shëndosh në pikëpamje morale e kombëtare. Natyrisht së është lehtë më manipuluar më masën, më i servuar gjera jo reale, paranojake, retorikë e cila po e shtynë në baltë, dhe në turp irracional”,ka thënë analisti politik Skender Mulliqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat