Flet eksperti i sigurisë: Nëse konfirmohet aktakuza ndaj Presidentit Thaҫi, këto janë dëmet e pa rikuperueshme për Kosovën

Politika

Flet eksperti i sigurisë: Nëse konfirmohet aktakuza ndaj Presidentit Thaҫi, këto janë dëmet e pa rikuperueshme për Kosovën

Nga: H.O. Më: 6 gusht 2020 Në ora: 20:52
Hashim Thaci

Në një intervistë dhënë për gazetën “Bota sot” eksperti i sigurisë dhe ish ministri i mbrojtjes, Hajrullah Tërnava ka folur rreth aktakuzës së pretenduar ndaj Presidentit Hashim Thaҫi nga Gjykata Speciale.

Ai ka thënë se nëse konfirmohet kjo aktakuzë, Kosova do të ketë dëme të pa rikuperueshme. Ndërkaq ai ka thënë se nëse konfirmohet kjo aktakuzë se Presidenti është i përfshirë në vrasje të vëllavrasjeve, duke përfshirë ato të veprimtarëve të LDK-së, kjo gjykatë e dëshmon veten dhe këto të bëma të tij janë të pafalshme.

“Bota sot”: Si e vlerësoni aktakuzën e pretenduar ndaj Presidentit Thaҫi nga Gjykata Speciale?

Hajrullah Tërnava: Insistimi i Thaçit për krijimin e këtij Gjygji Special qysh në vitin 2015 në Kuvendin e Kosovës, i cili nga dyshimet që mos nuk po miratohet, bënte presion të paparë ndaj deputetëve që ta miratojnë këtë gjykatë. Është për tu habitur pse mbas dy viteve (2017) bëri qmos për të çbërë po atë të njëjtin Gjygj Special. Nga këtu tani dalin dyshimet pse tani ky person si President i shtetit, që herën e parë donte të krijohet gjyqi, kurse mbas dy viteve bëri ҫ’mos për ta anuluar këtë gjyq. Herën e parë, të gjithë qytetarët kur insistonte ai për krijimin e këtij gjyqi, ishin të bindur se ai dhe e gjithë UÇK-ja, ishin në tërësi të pastërt sa iu përket dyshimeve të Dik Martit që insistonte në krijimin e këtij gjyqi, sepse vetë insistimi i Thaçit për ta krijuar këtë gjyq na ipte një bindje të tillë. Por tani gjërat ndryshuan dhe gjithqka është e mundshme. Edhe nëse herën e parë që insistojke për krijimin e gjyqit në fjalë, dyshimet janë se paska pas premtime se nuk do të ngritet aktakuzë ndaj tij, por me kalimin e kohës e paska kuptue se edhe ky do të jetë nën dyshime si të tjerët për krime lufte, prandaj tani me këmbëngulësi deshti që të ç’bëhet kjo Gjykatë Speciale. Nëse qëndron ky fakt që dikush i ka premtuar se s’ka me qenë objekt i këtij gjyqi, e ai insistonte pra që të krijohet ky gjyq, është e turpshme nga ana e Thaçit një veprim i tij i tillë, se ai në këto procedura është i barabartë edhe me të tjerët kandidatë të mundshëm që do të akuzohen, e sidomos Thaçi e ka të qartë se këtë aktakuzë e ka aktualizuar Dick Marty deputet i Parlamentit Evropian (PE) dhe emri i tij është përmend si i dyshuari kryesor. Kjo Gjykatë Speciale është krijuar nga institucionet e Kosovës dhe me ligje të saj, edhe që të gjithë gjykatësit janë të huaj, kurse selia e saj është në Hagë, kurse jetëgjatësia e këtij gjyqi është e pakufizuar. Vendimi i marrë në Kuvendin e Kosovës që harxhimet për avokatët e të dyshuarve do të paguhen nga buxheti i Kosovës, e ka kuptimin e vetë, nëse bëhet fjala për akuza që munden të ngarkohen për vrasje të ndryshme gjatë luftës ndaj armikut serb, sepse lufta është zhvilluar në Kosovë, prandaj e ka kuptimin e saj, sepse njerëzit tonë të mobilizuar si ushtarë të UÇK-së është dashur ta mbrojnë veten dhe popullin e saj, prandaj lufta nuk është zhvilluar në Serbi dhe ne nuk ishim agresorët. Në të kundërten nëse ka të tillë që do të përgjigjen për vrasje të shqiptarëve gjatë apo pas luftës 1999, e që është një numër i konsiderueshëm i të vrarëve, që deri më sot nuk janë zbuluar vrasësit e tyre, mendoj se për këto raste nuk duhet ta kenë mbrojtjen financiare nga buxheti i Kosovës. Marrë në tërësi pasi është miratuar krijimi i këtij gjyqi, tani të akuzuarit që kanë luftuar kundër ushtrisë serbe, duhen të jenë të dinjiteteshëm nëse do të përgjegjin për vepra të vrasjeve të ushtarëve serbëve në betejat luftarake gjatë luftës, dhe në këtë mënyrë do të konfirmohet pastërtia e luftës së UÇK-së. Më këto aktakuza që do të akuzohen individë të ndryshëm, nuk duhet t’i hiperbolizojmë ndodhitë, sikur që po përfolet se po akuzohet UÇK-ja, përkundrazi mendoj se mbasi veq është dashur të krijohet kjo gjykatë, tani UÇK-ja e ka shansin të pastrohet nga thashethemet e disa individëve dhe të argumentohet se nëse ka pas ndonjë që ka keqpërdor apo tejkaluar masat e ndërmarra me armatim, është e kuptueshme se ai person duhet të përgjigjet para këtij gjyqi, dhe me këtë UÇK-ja do të distancohej nga disa individë që me veprimet e tyre i kanë shkaktuar dëme vetë Kosovës dhe UÇK-së në tërësi, dhe me këtë do të pastrohet lufta e UÇK-së, e cila ka bërë lufte mbrojtëse në territorin e Kosovës. Aktakuza e ngritur nga prokurori i Gjyqit Special, por e pa konfirmuar nga gjykata, ishte shqetësuese për të gjithë e sidomos për Presidentin, që ai gjendet në këtë post, dhe sikur që ndodhi që u ftua për biseda në Hagë që zgjatën katër (4) ditë, dhe shkuarja e tij në ato biseda ishte një dëm për Kosovën, sepse që nga ajo kohë e deri sa të ndodhë konfirmimi i aktakuzës nga gjyqi apo lirimi nga kjo aktakuzë, shteti ynë e ka një dozë të ankthit, sepse tani që nga ajo kohë askush nga përfaqësues të shteteve të huaja, ma nuk e kontaktojnë më Presidentin e Kosovës, gjë që kjo situatë nuk i shkon në favor Kosovës. Tani kjo situatë e krijuar na ka lënë në dilemë të situatës se si do të zhvillohet kjo ngjarje në të ardhmen, sepse vetë fakti që nëse konfirmohet aktakuza ndaj Presidentit të Kosovës, do të ketë pasoja të pa riparueshme të njollosjes së politikave të Kosovës. Mendoj se vetë fakti i ngritjes së kësaj aktakuze ndaj Presidentit, edhe që nuk është e konfirmuar nga gjyqi, korrekte kishte me qenë që Presidenti të jepte dorëheqje nga ky post, sepse këtë post do ta udheheqte dikush tjetër sikur e parasheh Kushtetuta e Kosovës, dhe për këtë nuk do të pësonte politika kosovare sikur e shpjegova, në të kundërten sikur Thaçi të del i pastërt nga gjykata në fjalë, ai prapë do ta ketë prespektivën politike në Kosovë e sidomos në partinë e PDK-së, që konsiderohet edhe si krijuas i saj. Në të kundërten nëse konstatohet se ka bërë krime lufte e sidomos ka urdhëruar vrasjen e shumë shqiptarëve që i kanë takuar partisë së LDK-së për shkaqe të tyre për ta të njohura, që konsiderohen si kontributëdhënës per ҫlirimin e Kosovës, e që deri më tani asnjë nga këto vepra të këtyre personave nuk është zbardhur që tani e 21 vite, e sidomos nëse në këto vrasje kanë marrë pjesë si në planifikimin dhe vrasjet e tyre edhe të tjerë, dhe po këta duhej që të burgosen për vrasjet që i kanë kryer, atëherë ky gjyë do ta arsyetoj krijimin e tij dhe do ta ketë përkrahjen e shumicës së popullit shqiptar, sepse për një lufte vëllavrasjesh askush nuk e ka pritë këtë, dhe që nga ajo periudhë e deri me tani familjarët e të vrarëve, kanë përjetuaar trauma të tmerrshme deri në zbardhjen e këtyre vrasjeve. Prandaj deri në zbardhjen e këtyre vrasjeve, e sidomos ndaj këtyre familjeve janë zhvilluar propaganda armiqësore denigruese, nga ata që i kanë krye këto vrasje dhe në mënyra të ndryshme janë zhvilluar politika të dëmshme ndaj familjarëve të vrarëve, në shumicën e rasteve ju kanë mveshur epiteti i bashkëpuntorve të Serbisë. Prandaj nëse konstatohet pra fajësija e përgjegjësive për vrasje të shqipëtarëve, edhe dënimi i merituar për ta ju qoftë përhajr./Bota sot

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat