Rrëzimi i Qeverisë Hoti varet nga disponimi i PDK-së

Politika

Rrëzimi i Qeverisë Hoti varet nga disponimi i PDK-së

Nga: A.M. Më: 7 gusht 2020 Në ora: 14:54
Qeveria e Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se ka nisur procedurat për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës, e cila është formuar nga nënshkrimi i koalicionit ndërmjet partive si LDK, AAK, Nisma dhe Lista serbe.

Njohësi i çështjeve politike, Skendër Mulliqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka komentuar punën e koalicionit qeveritarë që nga formimi i Qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga kryeministri Avdulllah Hoti.

“Mendojë së pari së formimi i kësaj qeverie është bërë për interesa të grupeve të caktuara politike të interesit, dhe as që është pritur së do të mund të funksionoj mirë dhe në mënyrë legjitime , kur dihet së ky koalicion qeverisës varet shumë çka nga Lista Serpska. Nëse ky koalicion ka menduar që mund të punon mirë ka qenë veç një iluzion, e hiq më shumë . Po shihet së më një koalicion më numra të ngushtë të deputetëve në Kuvend, pa shumicën shqiptare , nuk ka mundësi që proceset politike dhe proceset zhvillimore të ecin përpara. Nuk është duke shkuar asgjë mirë sidomos më gjendjen e pandemisë e cila ka marrë përmasa shqetësuese për mbrojtën sado pak të popullatës nga kjo murtajë. Gjendja e pandemisë , situata gjithnjë e më e keqe ekonomike dhe situata krizave   politike e institucionale, kanë bërë që të shtohen pakënaqësitë  e qytetareve te lodhur në mjerim social, në këtë klasë politike , dhe ne qeverinë Hoti, e cila nuk ka kapacitete të kapërcimit të gjendjen së krijuar më virus , që është duke i shkaktuar dëme të mëdha  Kosovës, në njerëz dhe  në të mira materiale”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Mulliqi ka përmendur disa nga arsyet të cilat e kanë bërë Lëvizjen Vetëvendosje për të kërkuar mocion mosbesimi.

Po ashtu, ai ka përmendur edhe cili mund të jetë roli i PDK-së në këtë situatë, dhe gjendjen brenda koalicionit qeverisës.

“Situata më pandeminë  ka rënduar edhe ashtu të dobët ekonominë e vendit, e cila gjendet para kolapsit. Sigurisht së kjo qeveri më shumë poste qeveritare, dhjetëra këshilltarë të panevojshëm , ka bërë që LVV të kërkon mocion mosbesimi duke i tubuar 40 nënshkrimet e nevojshme. Të shohim së sa është disponimi i PDK –së, dhe “vullnetareve” të partive tjera politike të shprehem kështu, që në kuvend ti bashkëngjiten këtij mocioni për ta rrëzuar qeverinë e brishtë, Hoti. Ka mundësi reale që mocioni të kalon nëse qitet në kuvend , së në të gjitha partitë politike ka pakënaqësi të theksuara më mënyrën e qeverisjes më vendin, si në planin e brendshëm politik, ashtu edhe në planin e jashtëm. Haradinaj nuk është i kënaqur më agjendën e bisedimeve më Serbinë . Edhe brenda LDK-së do të këtë njerëz që votojnë për mocion. Kosova është në një udhëkryq historik, kur duhet të gjithë  që ia duan të mirën  Kosovës, kësaj radhe të bashkohen dhe të formojnë shpejtë qeveri tjetër më legjitimitet votash  të shumicës shqiptare, e jo të varemi nga vullneti i pakicës serbe, te dirigjuar nga presidenti serb, Vuqiq. Duket së ekziston disponimi nëse shkohet në seancën e Kuvendit  të Kosovës, kjo qeveri të shkarkohet, nëse nuk luhet më herët nga protagonistët e kësaj qeverie, siç jemi mësuar  të shohim,  ndonjë skenarë politikë”, ka përfunduar Mulliqi për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat