A i ka Vetëvendosje 61 vota për ta rrëzuar qeverinë Hoti?

Politika

A i ka Vetëvendosje 61 vota për ta rrëzuar qeverinë Hoti?

Faton Mehmeti  Nga Faton Mehmeti Më 7 gusht 2020 Në ora: 15:24
Kuvendi i Kosovës, foto nga arkivi

Duket se Vetëvendosje po mundohet të përfitoj nga përçarjet brenda koalicionit qeverisës, duke inicuar mocion ndaj qeverisë Hoti. Këtë e bënë të ditur zyrtarët e VV, të cilët presin edhe mbështetje nga partia tjetër opozitare, PDK.

PDK, nga shumë njohës dhe media është konsideruar patericë e qeverisë aktuale, duke i ndihmuar asaj të kalojë shumë ligje. Mocioni duket se e ka gjetur të befasuar PDK, e cila nuk duket ende e gatshme për zgjedhje, pikërisht në kohë pandemie.

Si parti opozitare, është “e detyruar” të mbështes mocionin, ndryshe humbet sensi i të qenurit parti opozitare, kur dihet se qëllimi i çdo opozitë është të rrëzojë qeverinë, përveç në raste të veçante, rregull që u thyer nga këta që janë në pushtet.

Në këtë sens s’ka pse mos të veprojë njësoj PDK, sikurse mbështeti mocionin ndaj qeverisë Kurti. Tanimë z.Hoti mund të ballafaqohet me një situatë të njëjtë si z.Kurti, me topin e pingpongut që sa e godet njëri sa tjetri, topi në këtë rast është populli, ai e pëson në zbavitjet e politikanëve të pandërgjegjshëm.

Derisa jemi vendi më numrin më të madh të vdekjeve për kokë banori në botë nga COVID-19, është e turpshme se si dikush mendon për përfitimi, këtë gjë është dashur ta di vet z.Hoti, tani edhe z.Kurti. Inatet janë më të mëdha se arsyeja, logjika e shëndosh, dhe mbi të gjitha të menduarit për popull.

Ka miliona arsyeje që kjo qeveri të bie, duke nisur nga keqmenaxhimi i situatës pandemike, zvarritje së pagesave për qytetarët, humbja e logjikës për të vepruar mirë dhe në shërbim të qytetarëve,.

Personalisht nuk do e mbështesja mocionin ndaj qeverisë Hoti, përkundër milionave arsyeje për një gjë të tillë, por duke pasur parasysh se njësoj vepruan edhe me z.Kurti, pikërisht këta që sot janë në qeveri, e meritojnë ta përjetojnë ata që të tjerëve ua bën.

Jo kot thonë, kurrë mos ia bën dikujt ata që nuk dëshiron të ta bëjnë, atë që e ka bërë Hoti atë edhe pritat ta pësoj. Personalisht kam pasur simpati ndaj Dullës, dhe më vjen keq që ka lejuar vetën të shndërrohet në marionetë të Isës dhe Hashimit për interesat e tyre.

Kështu ndodh kur lakmia për pushtet të verbon sytë, me popullin e Kosovës që është dëshpëruar jo pak herë, pikërisht tek ata që ka pasur besimin më të madh.

Sa i përket mocionit, VV duhet të sigurojë 61 vota, ndryshe do të komprentohet keq, duke i dhënë infuzion qeverisë Hoti, e cila po përballët me divergjenca të mëdha brenda vetës. Pavarësisht nevojës që kjo qeveri të shkoi, VV nuk guxon të futet në aventura pa pasur votat e mjaftueshme. Se a do të ketë a po jo sukses mocioni i nisur, mbetet për t’u parë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat