Gjykata Speciale i bën gati burgjet – analisti tregon arsyet: Ja pse do të kemi të dënuar...

Politika

Gjykata Speciale i bën gati burgjet – analisti tregon arsyet: Ja pse do të kemi të dënuar...

Nga: P.R Më: 8 gusht 2020 Në ora: 21:28
Selia e Gjykatës Speciale

Pas propozimit të aktakuzave të para, Gjykata Speciale tashmë i ka bërë gati edhe burgjet. Nga Specialja kanë treguar se gjatë tetorit të vitit 2019, kanë arritur një marrëveshje me Shërbimin Holandez të Burgjeve me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Holandës rreth përgatitjeve për qendrën e paraburgimit.

“Në tetor, është arritur një marrëveshje me Shërbimin Holandez të Burgjeve dhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme për përgatitjen e objektit të ndalimit. Në fund të vitit 2019, është përfunduar edhe përzgjedhja e oficerëve të paraburgimit”, thuhet në raportin e publikuar të Speciales.

E sipas analistit dhe njohësit të zhvillimeve në vend, Nexhat Haziri, kjo është dëshmi se do të ketë persona të dënuar nga Gjykata Speciale.

Image
Nexhat Haziri

“Pa asnjë dyshim që do të kemi të dënuar nga Gjykata Speciale për krimet gjatë periudhës së luftës por edhe pas mbarimit, sidomos të vrasjeve politike. Këtu askush nuk duhet të ketë asnjë dyshim për arsyen se kjo Gjykatë është formuar për t’i dënuar kryesit e veprave kriminale dhe se këto krime kanë ekzistuar dhe për të cilat kanë dëshmuar një numër jo i vogël i dëshmitarëve”, thotë Haziri për “Bota sot”.

Sipas tij, të dënuarit e Speciales, përveç Hagës, dënimin me burg mund ta vuajnë edhe në Kosovë.

:Se cilët do të jenë ata që do të dënohen dhe do të burgosën, këtë e vendos Gjykata. Ndërsa se ku do ta bëjnë vuajtjet e dënimeve në Holandë apo në Kosovë, kjo do të varët shumë edhe nga fuqia e dënimit që do të marrin personat e akuzuar të cilëve iu vërtetohet fajësia për vepra të caktuara. Ata që do të marrin dënime të larta për shkak të veprave të tyre të rënda dhe përgjegjësive që kanë, natyrisht se ata vuajtjen e dënimit do ta mbajnë në Hagë apo edhe në shtet e tjera varësisht marrëveshjeve që mund t’i ketë Gjykata Speciale e Hagës me shtetet nga BE-ja, ndërsa ata që do të marrin dënime më të lehta me jo me shumë vite burgim, pritet që dënimin ta vuajnë në burgjet e Kosovës”, deklaron për “Bota sot”, analisti dhe njohësi i zhvillimeve në vend, Nexhat Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat