Hyrja e xhandarmëria serbe në Kosovë, Krasniqi kritikon institucionet

Politika

Hyrja e xhandarmëria serbe në Kosovë, Krasniqi kritikon institucionet

Nga: A.M. Më: 9 gusht 2020 Në ora: 14:37
Xhandarmëria serbe

Njohësi i çështjeve politike dhe juridike, Islam Krasniqi në një prononcim për “Bota sot” është shprehur se hyrja e xhandarmerisë serbe në territorin e Kosovës pa ndonjë leje është shkelje e sovranitetit të Republikës së Kosovës.

“Nuk është hera e parë që Xhandarmëria serbe  futet në territorin e Kosovës, jemi mësuar edhe me parë ti shohim në pjesën veriore, gjithashtu në Komunën e Kamenicës saktësisht në fshatrat kufitare të cilët futën sa herë donin pa asnjë pengesë të vetme. Ky veprim është shkelje e sovranitetit të republikës së Kosovës pasi që xhandarmerisë  serbe futen në territorin tonë pa ndonjë leje vetëm për t'i frikëson qytetarët e asaj pjese gjersa institucionet tona flejnë me dëshirën për të ruajtur rahatin në pushtet”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, ai është deklaruar se nuk ka vend për panik, pasi kufijtë me Serbin i ruan dhe garanton KFOR-i.

“Nuk ka vend për panik sepse kufijtë tanë me Serbin i ruan dhe garanton KFOR-i e që për çdo veprim ata dhanë llogari, pasi që përgjegjësia kalon mbi ta, vetëm së ne s'duhet të rrimë të heshtur por të reagojmë për çdo gjë që të vetëdijesohen edhe shteti serb së ka kaluar epoka tyre moti!”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat