Flet për “Bota Sot” Rexhep Selimi: Kjo javë do të jetë vendimtare, kaq nënshkrime i kemi deri tash

Politika

Flet për “Bota Sot” Rexhep Selimi: Kjo javë do të jetë vendimtare, kaq nënshkrime i kemi deri tash

Nga: D. B Më: 10 gusht 2020 Në ora: 11:19
Rexhep Selimi

Vetëvendosjes duket se do i del punë deri në mbledhjen e nënshkrimeve rreth mocionit për rrëzimin e Qeverisë Hoti. VV deri më tani i ka vetëm nënshkrimet e veta derisa ende PDK nuk ka jep asnjë nënshkrim e as ndonjë deputetët tjetër nga partitë tjera. Kjo javë do të jetë vendimtare sa i përket çështjes se mocionit por edhe koalicionit qeverisë sepse dihet për përplasjet e fundit ndërmjet AAK-së dhe LDK-së

Shefi I Grupit Parlamentar në Kuvendin e Kosovës, Rexhep Selimi në një prononcim për “Bota Sot” ka thënë se java që po hyn do jetë vendimtare dhe se presim përkrahjen edhe nga partitë tjera për mbledhjen e nënshkrimeve rreth mocionit ndaj Qeverisë Hoti.

“Po futemi në një javë që do te jetë javë e zhvillimeve për të gjitha partitë, po ashtu është një javë që do ti kemi dy seanca dhe mendoj që shumë shpejt do të kemi përkrahjen edhe të subjekteve tjera politike” ka thënë Selimi për “Bota Sot”.

Ai ka shtuar se deri më tani i kanë vetëm nënshkrimet e Vetëvendosjes që janë 31 nënshkrime.

“Jo vetëm duke llogaritur në përkrahjen e subjekteve tjera politike por duke llogaritur në parimet që do duhet ta përcillnin një deputet të një subjekti politik” ka thënë ai.

Në pyetjen drejtuar Rexhep Selimit, a mendoni se ka përplasje të thella në mes koalicionin qeverisës, sidomos në mes LDK-së dhe AAk-së, ai ka thënë:

“Nuk është premisë e jona që të flasim për ata por është çështje e tyre sepse kjo nuk na përket neve, çështje e jona është nevojë që të mblidhen nënshkrimet e Qeveria të shkoj” ka përfunduar Shefi I Grupit Parlamentar në Kuvendin e Kosovës Rexhep Selimi.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat