“Vetëvendosja vetëm në këtë mënyrë mund të prish pazarin e Presidentit, një Hashim të dytë”

Politika

“Vetëvendosja vetëm në këtë mënyrë mund të prish pazarin e Presidentit, një Hashim të dytë”

Nga: H.O. Më: 10 gusht 2020 Në ora: 17:58
Arkiv

Ditët e fundit është përmendur mundësia e hyrjes së PDK-së në koalicionin qeverisës falë një marrëveshje për pozitën e Presidentit. Partitë në pozitë po akuzohen se po bëjnë një marrëveshje të fshehtë me PDK për ta ftuar atë në pozitë, duke e ‘joshur’ me pozitën e Presidentit.

Mirëpo në këtë rast publicisti Idriz Zeqiraj e vë në faj edhe Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka kaluar në opozitë. Sipas tij, kjo parti duhet të bëhet pjesë e qeverisë gjithëpërfshirëse sa për të prishut planet e LDK-PDK.

“Kosova vazhdon të jetë në një kryqëzim bllokues. Për këtë, mendoj se fajësi të parë ka LVV. Ajo edhe pse e sheh kryqëzatën e bërë ndaj saj, nuk po kontribuon për ta zhbllokuar Kosovën, të paktën, në këtë kohë zezonë të saj. Një qeveri gjithëpërfshirëse, me afat të përcaktuar kohor, deri në zgjedhjet e pritshme të parakohëshme, është domosdo e kohës. Në vend të mocionit, VV-ja duhet të marrë një vendim imponues pragmatik, bërja pjesë e qeverisë gjithëpërfshirëse, duke prishur planet errëtake të LDK-PDK, për zgjedhjen - ad`hoc - të një presidenti kalkulativ e hiç legjitim, një Hashim të dytë” vlerëson Zeqiraj.

Sipas tij, ‘LDK dhe LVV do të analizonin "kontradiktat e thella" të tyre, që i trumbëton kori i çjerë i bretkocave të PAN-it. Shtrohet pyetja: Një familje, a e ka më të lehtë pajtimin me një familje armike, që ia ka vrarë meshkujt më të mirë, apo me atë familje që është fjalosur, pa grushta e plumba, politikisht?!?’

“Atëherë do të bindën se kalicioni LVV-LDK nuk ka alternativë. Këtë veç e ka kuptuar VV, përfshi Kurtin, akuzat në drejtim të LDK-së janë selektive, kryesisht, për klanorët, të cilët braktisën koalicionin VV, për t`u bashkuar më PAN-in. E kemi parë bashkëpunimin e dinjitetshëm të ministrave simpatikë të LDK-së, në qeverinë Kurti. Shkëlqenin në fjalë e veprime” thekson Zeqiraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat