Është deputeti më i vjetër i Kuvendit, por a është më i pasuri nga VV-ja, vetëm shtëpia me bibliotekë ka vlerën e 480 mijë eurove

Politika

Është deputeti më i vjetër i Kuvendit, por a është më i pasuri nga VV-ja, vetëm shtëpia me bibliotekë ka vlerën e 480 mijë eurove

Nga: A.M. Më: 11 gusht 2020 Në ora: 21:43
Jahja Kokaj dhe Albin Kurti

Është deputeti më i vjetër i Kuvendit, por a është më i pasuri nga VV-ja, vetëm shtëpia me bibliotekë ka vlerën e 480 mijë eurove

Tashmë është bërë publike pasuria e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Kjo pasi këta të fundit kanë deklaruar pasurin e tyre në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Gazeta “Bota sot” ditëve të fundit ka publikuar pasurinë e zyrtarëve të lartë shtetëror, si dhe të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Ndërkaq, sonte do të publikohet pasuria e një deputetit tjetër.

Pasurin e ka deklaruar edhe Jahja Kokaj i cili është deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje. Po ashtu, Kokaj është edhe deputeti më i vjetër i Kuvendit të Kosovës.

Ai ka deklaruar si pasuri të paluajtshme dy banesa, dy shtëpi, njërën me bibliotekë, si dhe një dyqan.

Image
Deklarimi i pasurisë

Vetëm shtëpia me bibliotekë e ka vlerën e 480 mijë eurove.

Po ashtu, ai ka deklaruar se posedon një veturë personale me vlerë prej 12 mijë eurove të blerë në vitin 2017.

Image
Deklarimi i pasurisë

Gjithashtu, ai ka deklaruar në AKK edhe parat të gatshme të cilat i ka në institucionet financiare. Ai ka në tri banka rreth 87 mijë euro, nga të cilat 43 mijë i ka se bashku me vëllain e tij. Ndërkaq, me bashkëshorten i ka 30 mijë. Kurse vetëm i ka 14 mijë euro.

Gjithashtu, Kokaj ka deklaruar të ardhurat e tij, i cili merr dy rroga në muaj, njërën nga Kuvendi i Kosovës, kurse tjetrën nga Universiteti i Kuvajtit.

Image
Deklarimi i pasurisë
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat